7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Simmons reagon pas intervistës në ABC: Eulex, mision politik që nuk ka mbështetjen e popullit të Kosovës

Më të lexuarat

Ish-kreu i Gjykatës së EULEX Malkolm Simmons ka reaguar pas intervistës dhënë në ABC të zëdhënëses së misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë Joanna Lachana. Ai i cilëson deklaratat e saj, komente të njëanshme të një misioni politik që sipas tij nuk ka mbështetjen e popullit të Kosovës.

“Komentet e zakonshme, të njëanshme, të një misioni politik që nuk ka mbështetjen e popullit të Kosovës. Pse ka frikë EULEX-i nga një pyetje publike nga Kuvendi i Kosovës?

Pse Viola von Cramon flet për një diskutim “në kamera” (me fjalë të tjera “sekrete”) brenda Parlamentit Evropian. Përgjigja është e thjeshtë: EULEX nuk dëshiron që populli i Kosovës ta dijë të vërtetën”, është shprehur ai.

Malkolm Simmons, ish-kreu i gjykatësve të EULEX-it, ka bërë akuza të rënda ndaj këtij misioni. Në dëshminë e tij për komisionin parlamentar të kuvendit të Kosovës, Simmos akuzoi misionin se kishte ndërhyrë në punën e drejtësisë dhe se synonte të largonte persona të caktuar nga jeta politike. Por Joanna Lachana, i hodhi poshtë akuzat, duke theksuar se Simmsons thjeshtë prezantoi “një koleksion hamendësimesh të pabazuara dhe mendime personale”. m.v/abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit