23.9 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Si i përkujton Gëzim Kelmendi Isa Boletinin dhe Haxhi Zekën

Më të lexuarat

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Gëzim Kelmendi, që kundërshton përkujtimin e luftërave çlirimtare të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, ka përkujton sot Isa Boletinin dhe Haxhi Zekën, transmeton Koha.net.

Për këto dy personalitete, Kelmendi ka shkruar:

“Me 23 Janar 1916 në Podgoricë u vra nga forcat malazeze Komandanti Suprem Isa Boletini sëbashku me dy djemtë e tij Halilin dhe Seidin.

Me 23 Janar 1899 filloj punimet Kuvendi i Pejës i udhëhequr nga patrioti dhe intelektuali i madh Haxhi Zeka. Ky Kuvend u emërtua “Lidhja e Pejës Besa-Besë”.

Rruga dhe sakrifica e juaj për ta mbrojtur atdheun nga forcat serbo – malazeze ishte dhe do të mbetet frymëzim i yni për të punuar për popullin dhe vendin tonë.

Këtë sakrificë të juajën, më së miri e kuptuan ata djem dhe vajza të UÇK-së në krye me Komandantin legjendar Adem Jasharin.

Ju duam, lutemi për ju dhe rruga juaj është frymëzim i yni”.

Gëzim Kelmendi, javën e shkuar kishte reaguar ndaj një postimi të presidentit Thaçi në shënimin e 549 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeu.

Ai pastaj lidhur me këtë zhvilluar një polemikë në Kuvendin e Kosovës me deputetin e PDK-së Bekim Haxhiu – Kamishit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit