10.9 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Shtyhet rikthimi i pagesës në Rrugën e Kombit: edhe dy muaj kalim “qyl”

Më të lexuarat

Qeveria ka shtyrë vjeljen e tarifës në Rrugën e Kombit edhe për të paktën 60 ditë.

Siç bëri të ditur ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, gjërat nuk do të shpejtohen dhe pritet një konsultim më i gjerë me qytetarët dhe grupet e interesit.

“Për zbutjen e efekteve sociale kemi parashikuar dhënien e 120 mijë eurove, plus vënien e një tarife që quhet abone. Mbase qeveria për shkaqe politike e sensibiliteteve të caktuara mund të kërkojë diçka më shumë dhe këtë rrisk nuk e merr kompania private, por qeveria.

Për momentin ajo që dihet është se deri në rivënien e kabinave të pagesës kalimi do të bëhet pa pagesë.

Mbase do të dojë një periudhë 60 ditore minimalisht”, tha Gjiknuri.

Siç bëjnë të ditur burime brenda qeverisë, Rama po synon të marrë kohë deri në dhënien e vendimit nga liderët e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave.

Vendim që pritet të shpallet në samitin e 17 majit në kryeqytetin bullgar, Sofje.

Ndërkaq, qeveria do ta mbulojë këtë periudhë të paktën deri në qershor, me një gjendje “under constructions”.

Në konferencën e sotme për shtyp, ministri Gjiknuri tha se qeveria nuk do të paguajë riparimin e dëmeve, por kërkon kohë rindërtimi. Pra ringritja nga e para e sistemit të vjeljes së pagesës së rrugës që deri tani është vënë në kuotën 5 euro.

Burime nga qeveria bëjnë të ditur se pritet që të shqyrtohet edhe ulja e saj nga 5 në 2.5 euro. Por gjithçka do të varet nga vendimi që do të marrin krerët e shteteve të BE-së më 17 maj në Sofje.

Nëse vendimi do të jetë pozitiv, atëherë mund të ketë edhe një angazhim të BE-së në projektin e ndihmës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit