16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor deri më 14 shtator

Më të lexuarat

Fillimi i vitit të ri shkollor 2020-2021 është shtyrë për 14 shtator, për shkak të situatës me COVID-19 në vend.

Kjo u bë e ditur pas takimit të ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, bashkë me SBASHK-un, IKSHPK-në dhe përfaqësues të MSH-së.

Ndërkaq, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari është shprehur i shqetësuar për situatën e krijuar me çështjen e planit për fillimin e vitit të ri shkollor, meqë vendi gjendet në kohë pandemie.

“Ne edhe gjatë gushtit, edhe në takimet me Kryeministrin Hoti dhe Ministrin Likaj, me përfaqësues të prindërve, ne kemi thënë publikisht që do të angazhohemi me tërë forcat për të mobilizuar nxënësit për një vit të mbarë shkollor”.

“Duke vlerësuar vlerën e madhe që ka shkolla për mësimin, nxënësit dhe mësimdhënësit – duke u nisur nga një përvojë jo bash e lehtë nga marsi për mësimin online”, theksoi ai.

Ai në Info Magazine thotë se mësimi duhet shtyrë pasi ndonëse u paralajmërua për masa anti COVID-19, në Kosovë ka ende shkolla të cilat nuk janë dezinfektuar dhe kanë mungesë të ujit.

“Nuk janë realizuar asnjë nga këto gjëra konkrete. Tjera janë deklaratat nga zyrat e mira, se janë përgatitur shkollat etj. Le të shkojë ministri në shkolla dhe le ta shohë se këto kërkesat shtesë për shkak të COVID-19, nuk janë bërë në shkollat tona”.

“Kemi shkolla ku ende mungon uji i pijes. Kemi shkolla ku ende nuk është bërë dezinfektimi. E keqja më e madhe është se ende nuk kemi informacion të saktë se si do të procesohet me 300 mësimdhënësit e prekur me kancer dhe sëmundje të tjera”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit