20.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Shteti që ndez drita për Krishtlindje e Vit të Ri dhe shuan shpirtra në nevojë nga moskujdesi ndaj tyre

Më të lexuarat

Shteti jonë i brishtë përveç që shumicën e buxhetit e shpenzon në mënyrë të korruptuar, duke e humbur në destinacione, aktivitete, e projekte fiktive, ai edhe atë pjesë të vogël që mbetet e shpenzon në projekte jo prioritare, e shpesh edhe të panevojshme e besa edhe përkundër vlerave dhe traditave të popullit.

Kjo ndodh në të gjitha nivelet qeveritare. Një fotografi e shkrepur nga Arber Elezi në sheshet e Prishtinës, shpërfaq hipokrizinë shoqërore dhe institucionale, humbjen e vlerave të solidaritetit, dallimet e mëdha në të ardhura në shoqëri, e shumëçka tjetër.

Ajo tregon qartë se ata që në këto ditë të ftohta janë ngrohur nga standardi i lartë i jetesës, ndezin drita për Krishtlindje e Vit të Ri thjesht për çështje imazhi, qejfi dhe hipokrizie, me këtë trajtim të gabuar, me mos drejtësinë në shpërndarjen e buxhetit dhe pasurisë shuajnë vazhdimisht shpirtra në nevojë, të mërdhirë nga shëndeti i mangët, ushqimi i pakët, dinjiteti i humbur dhe i ftohti i motit.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit