Mbretëria e Bashkuar dhe Franca udhëheqin përpjekjet nën “Koalicionin e të Gatshmëve” për të penguar sulme të mëtejshme ruse
Vendet evropiane janë të përgatitura të vendosin 50.000 trupa tokësore në Ukrainë nëse arrihet një armëpushim, raportoi e përditshmja finlandeze Iltalehti, duke cituar burime të politikës së jashtme dhe të sigurisë, transmeton Anadolu.
Në lajm thuhet se është hartuar tashmë një plan operativ për të dërguar një forcë të tërë ushtarake, të komanduar nga një gjeneral perëndimor, si pjesë e një garancie sigurie për Kievin.
Vendosja e trupave do të kryhet nën “Koalicionin e të Gatshmëve”, të udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.
Prania e 50.000 ushtarëve perëndimorë do të shërbente si një pengesë, tha lajmi, duke parandaluar në mënyrë efektive Rusinë nga vazhdimi i pushtimit të saj.
Forca do të mbështetet nga njësitë ajrore dhe detare aleate, duke siguruar mbrojtjen e hapësirës ajrore ukrainase.
Përderisa Ukraina mund të ruajë sovranitetin e saj politik edhe nëse humbiste territor, plani i raportuar synon t’i ofrojë Kievit një ombrellë të besueshme sigurie në rast të një armëpushimi, raportoi e përditshmja.
