6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Shtëpitë botuese ua dërgojnë mësimdhënësve për përzgjedhje tekstet shkollore 

Më të lexuarat

Nëpërmjet postës elektronike shkollave iu kanë shkuar tekstet mësimore të shtëpive botuese që do të përdoren për vitin shkollor 2021-2022.

Tashti institucionet arsimore deri më datë 25 gusht duhet të përzgjedhin se me cilat libra do të punojnë.

Kjo në fakt po bëhet praktikë sivjet meqë mësimdhënësit rishtazi kanë kritikuar tekstet që u servoheshin nga Ministria e Arsimit, njofton Klan Kosova.

Iniciativa që mësuesit të zgjedhin me çfarë botimesh të punojnë po konsiderohet e duhur nga njohësit e arsimit.

E në Ministrinë e Arsimit po thonë se janë bërë të gjitha përgatitjet që tekstet mësimore të shpërndahen nëpër shkolla me kohë, para se të fillojë procesi mësimor.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit