20.8 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

“Shqipëria, populli mysliman që shpëtoi çifutët nga asgjësimi”

Më të lexuarat

Një faqe në rrjetet sociale ka publikuar një video për shqiptarët, të cilët i quan populli mysliman që shpëtuan çifutët nga asgjësimi.
Në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, kjo faqe i falendëron shqiptarët, ndërsa shpjegon se si populli ynë i priti çifutët dhe i rezistoi dorëzimit të listës së tyre kërkuar nga shteti gjerman.

Në videon e mëposhtme shpjegohet si më poshtë:

“6 milionë çifutë evropianë të vrarë nga nazistët. Vendi që shpëtoi çifutët nga vdekja ishte një vend islamik. Shqipëria, aty ku çifutët dhe myslimanët jetuan në paqe për shekuj me radhë. Në 1943 Gjermania zapton Shqipërinë dhe kërkon një listë të hebrenjve për t’i shfarosur ata, por Shqipëria refuzon të dorëzojë listën e hebrenjve. Çifutët në mbarë Europën dëgjuan për këtë strehë myslimane. Të përndjekur nga nazistët, familjet çifute u drejtuan për në Shqipëri për të shpëtuar.

Shqiptarët ndjekin një kod të fortë që njihet si “besa”, kod ky që i detyron shqiptarët të ndihmojnë njerëzit në nevojë. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, çifutët e Shqipërisë ishin dhjetëfishuar. Asnjë çifut në Shqipëri nuk përfundoi në kampin nazist. Pyeteni një shqiptar se përse i ndihmuan çifutët, ata do ju përgjigjen: Kjo është ajo që duhej të bënim. Në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit bota e falendëron Shqipërinë.”

https://www.facebook.com/ThisExplainsThat/videos/1203993136382388/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit