Shqipëri: Vazhdon moti i keq, përmbytje në disa qytete

Më të lexuarat

Reshjet e dendura të shiut kanë vazhduar edhe gjatë natës dhe orët e para të ditës, duke shkaktuar probleme në disa bashki të vendit.

Shqipëria është përfshirë ditët e fundit nga moti i keq me reshje shiu dhe dëbore, ndërkohë në disa qytete janë shënuar përmbytje.

Reshjet e dendura të shiut kanë vazhduar edhe gjatë natës dhe orët e para të ditës, duke shkaktuar probleme në disa bashki të vendit.

Situata më problematike me reshjet e shiut dhe përmbytjet është raportuar në qarqet Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër, ku janë përmbytur banesa, biznese dhe tokë bujqësore.

Vazhdon angazhimi i autoriteteve për të ndihmuar banorët e zonave të prekura nga përmbytjet, ndërkohë janë evakuuar dhjetëra familje.

Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë angazhuar në Qarkun e Durrësit dhe zona të tjera për të larguar ujin nga banesat dhe për të ndihmuar evakuimin e banorëve.

Instituti i Gjeoshkencave njofton se edhe ditën e sotme priten reshje shiu në të gjithë vendin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit