28.8 C
Pristina
Sunday, June 16, 2024

Shqipëri – Digjitalizohen dokumentet osmane, pajisjet mundësohen nga TIKA

Më të lexuarat

I gjithë dokumentacioni në gjuhën osmane, i cili gjendet në Arkivin Qendror Shtetëror të Shqipërisë, do të digjiitalizohet. Pajisja e digjitalizimit për dokumentet osmane është mundësuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA)…

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido, informoi se një kopje digjitale e dokumentacionit do të mbetet në vend dhe një kopje do u dorëzohet Arkivave Turke.

Bido tha gjithashtu se Arkivat Turke do të dorëzojnë dokumentet, që janë në interesin e Shqipërisë dhe që gjenden në Arkivat e Perandorisë Osmane.

Nga ana e tij, ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, bëri me dije se ky bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe TIKA-n do të vazhdojë dhe në të ardhmen.

“Ky bashkëpunim midis dy drejtorive është shumë i rëndësishëm, sepse ka vlerë që të gjitha këto gjëra do t’i kalohen edhe brezave të rinj. Është shumë e rëndësishme që historia të shkruhet me mjete sa më konkrete”, nënvizoi Bayraktar.

Fjalët Kyçe: Turqi , Shqipëri , digjitalizimi i dokumenteve , TIKA , Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave , arkivat turke , arkivat osmane

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit