12.3 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Shpërthim në Turqi: Dy të vdekur, 16 të plagosur

Më të lexuarat

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 16 tjerë janë plagosur ,në një shpërthim që ka ndodhur sot para zyrës së guvernatorit të Adanas në pjesën juglindore të Turqisë, raporton Reuters.

Raportet fillestare, tregojnë se shpërthimi është shkaktuar nga një veturë e mbushur më eksploziv, transmeton Telegrafi.

Guvernatori Mahmut Demirtas, ka deklaruar për agjencinë shtetërore të lajmeve Anadolu, se shpërthimi ka ndodhur në një veturë që ishte në parkingun jashtë ndërtesës.

Demirtas beson të jetë kryer nga një grua, duke mos dhënë detaje tjera rreth sulmit. Ndërkaq ekipet e zjarrfikësve dhe autoambulancat, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndihmuar të plagosurit.

Autoritet turke kanë ndaluar transmetimin e pamjeve të shpërthimit të veturës, siç ka ndodhur edhe në disa raste të mëparshme.

5-121 1-530-780x439 2-229

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit