16.3 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Shpërthen Lubonja: Ja si po i grabit Edi Rama qytetarët…

Më të lexuarat

Analisti Fatos Lubonja akuzoi mazhorancën qeverisëse të Kryeministrit Edi Rama se po grabit qytetarët përmes taksave.

“Ky debati ka dy plane, njëri terorik që lidhet me vizionin e majtë apo të djathtë dhe plani tjetër praktik. Sa i perkët vizionit teorik, po të vësh re në botë, vendet më të lumtur në botë janë ato që kanë taksa më të larta, në kuptimin e taksës progresive, ata paguajnë shumë.

Ndërsa vendet që kanë taksat më të ulëta janë vendet që kanë probleme të mëdha në kuptimin e ndërtimit të shtetit, e vendi ynë është ndër vendet më të palumtur në botë. Atëhërë problemi kryesor që kemi ne me taksat është kthimi i taksës, sa ja kthen njerëzve, pse e merr taksën, e dyta rritja galopante që është tepër problematike.

Një përqindje e vogël e parave që kanë harxhuar shqiptarët për të blerë rezervuar, pompa, t’i kishin invesutar, do kishim ujë 24 orë, sot i kemi me pompa”, tha Lubonja në emisionin “Studio e Hapur”.

Sipas tij, problemi është te menaxhuesit dhe shpërdorimi i parave.

“Taksat edhe kur merren janë marrë për ti shërbyer korrupsionit, një grupi njerëzish.

Fliet për rritje ekonomike, por rritja ekonomike nuk mat shpërndarjen, se pasurohen 30 veta e bëhen milionerë, por pjesa tjetër ngelet e varfër.

E dyta, ku i investon ti këto para, në ca industri shkatërron ambientin.

Problemi s’është duhet 10% apo…duke qenë vend i varfër, mendohet 10% se paguajmë të gjithë e mbledhimm më shumë.

Përdorimi i taksave për grabitjen e qytetarëve mendoj që ky është problemi. Mazhoranca që ka ardhur ka ndërtuar një strategji gjoja sikur po ndërton shtet, ne na i marrin taksat për t’u pasuruar një grup njerëzish”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit