Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi atë që u dërgua si mëshirë për botët, Pejgamberin tonë Muhamed, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që i ndjekin ata me mirësi.
Një ndodhi nga koha e Mekës
Aisha (radijallahu anha) tregon: “Ndërsa ishim ulur në shtëpinë e Ebu Bekrit në vapën e mesditës, dikush i tha Ebu Bekrit: ‘Ky është i Dërguari i Allahut ﷺ, i mbuluar, po vjen në një orë që nuk ishte mësuar të na vinte!’. Ebu Bekri tha: ‘I flijofsha prindërit e mi për të! Pasha Allahun, nuk e ka sjellë në këtë orë vetëm se ndonjë çështje e rëndësishme’.”
Ajo vazhdoi: “Erdhi i Dërguari i Allahut ﷺ, kërkoi leje dhe hyri.
Pejgamberi ﷺ i tha Ebu Bekrit: «أخرج مَنْ عندك» (Nxirr jashtë ata që ke pranë).
Ebu Bekri tha: ‘O i Dërguari i Allahut, ata janë familja jote’.
Ai tha: «فإني قد أذن لي في الخروج» (Më është dhënë leja për të dalë).
Atëherë Ebu Bekri tha: الصَّحَابَةُ بِأَبِي أَنْتَ يَا رَسُولَ اللَّهِ؟
(O i Dërguari i Allahut, a do të jem shoku yt?)
Pejgamberi ﷺ u përgjigj: «نعم» (Po).” (Transmeton Buhariu, 3905).
Çka na tregon ky hadith?
Ky hadith tregon se afërsia me Pejgamberin ﷺ është një nga mirësitë e mëdha të Allahut mbi robin.
Atëherë, si mund të arrijmë afërsin me të në Xhenetet e begatshme?!
Nga shenjat e dashurisë së sinqertë ndaj Pejgamberit ﷺ është që myslimani të shpresojë shoqërimin e tij, ta mer malli për te dhe të ëndërroj jetesën me te në Xhennet.
Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, përcjell nga Kadi Ijadi, Allahu e mëshiroftë: “Pjesë e dashurisë ndaj tij ﷺ është ndihma e sunetit të tij, mbrojtja e Sheriatit të tij dhe dëshira për të qenë i pranishëm në jetën e tij për të sakrifikuar pasurinë dhe veten për të”.
Ku do bashkohen për herë të parë në ahiret?
Allahu do t’i bashkojë besimtarët e sinqertë me Pejgamberin e tyre ﷺ tek Havuzi-pishina (Hawdi).
Ebu Hurejra (r.a.) tregon se Pejgamberi ﷺ tha:
«وَدِدْتُ أَنَّا قَدْ رَأَيْنَا إِخْوَانَنَا»
(Dëshiroja t’i shihnim vëllezërit tanë).
Shokët e tij thanë: “A nuk jemi ne vëllezërit e tu?”.
Ai tha:
«أَنْتُمْ أَصْحَابِي، وَإِخْوَانُنَا الَّذِينَ لَمْ يَأْتُوا بَعْدُ»
(Ju jeni shokët e mi, ndërsa vëllezërit tanë janë ata që nuk kanë ardhur ende).
Ata pyetën: “Si do t’i njohësh ata?”.
Ai tha:
«فَإِنَّهُمْ يَأْتُونَ غُرًّا مُحَجَّلِينَ مِنْ الْوُضُوءِ، وَأَنَا فَرَطُهُمْ عَلَى الْحَوْضِ»
(Ata do të vijnë me fytyra dhe gjymtyrë që shkëlqejnë nga gjurmët e abdestit, dhe unë do t’i pres tek Havuzi, Haudi). (Transmeton Muslimi, 249).
Cilat janë shkaqet që do na shoqërojn me Pejgamberin ﷺ në Xhenet:
- Pasimi i tij dhe nënshtrimi ndaj tij
Ibën Abbasi (radijallahu anhu) tregon se një burrë i tha Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, unë të dua aq shumë saqë kur të kujtoj dhe nuk të shoh, më duket se do të më dalë shpirti… nëse hyj në Xhenet, ti do të jesh në një gradë më të lartë se unë dhe kjo më rëndon”.
Atëherë Allahu zbriti ajetin: {وَمَنْ يُطِعِ اللَّهَ وَالرَّسُولَ فَأُولَئِكَ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللَّهُ عَلَيْهِمْ}
“Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata të cilëve Allahu u ka dhënë shumë dhunti: me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me të drejtët! Eh sa shokë të mrekullueshëm janë këta!”
(En-Nisa: 69). (Tabreaniu në Mu’xhemul-Kebir, 12/86).
- Dashuria për Pejgamberin ﷺ
Enesi (r.a.) tregon se një burrë pyeti Pejgamberin ﷺ: “Kur do të jetë Kiameti?”.
Ai ﷺ i tha: «وَمَاذَا أَعْدَدْتَ لَهَا؟» (Çfarë ke përgatitur për të?).
Ai u përgjigj: “Asgjë, përveçse e dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij”.
Pejgamberi ﷺ i tha: «أَنْتَ مَعَ مَنْ أَحْبَبْتَ» (Ti do të jesh me atë që do).
(Buhariu, nr. 3688).
- Shtimi i sexhdeve (Namazi)
Rebi’a ibën Ka’b el-Eslemiu (radijallahu anhu) kërkoi shoqërimin e tij në Xhenet, dhe Pejgamberi ﷺ i tha:
«فَأَعِنِّي عَلَى نَفْسِكَ بِكَثْرَةِ السُّجُودِ»
(Ndihmoi vetes për veten tënde duke bërë shumë sexhde). (Muslim, nr. 489).
- Morali i Mirë
Pejgamberi ﷺ ka thënë:]
«إِنَّ مِنْ أَحَبِّكُمْ إِلَيَّ وَأَقْرَبِكُمْ مِنِّي مَجْلِسًا يَوْمَ الْقِيَامَةِ أَحَاسِنَكُمْ أَخْلَاقًا»
(Ndër më të dashurit tek unë dhe më të afërtit me mua në ditën e Kiametit janë ata që kanë moralin më të mirë). (Tirmidhi, nr. 2018. Hadithi është sahih).
- Salavatet mbi Pejgamberin ﷺ
Pejgamberi ﷺ ka thënë:
«أَوْلَى النَّاسِ بِي يَوْم القِيَامَةِ أَكْثَرُهُمْ عَلَيَّ صَلَاةً»
(Njerëzit më të afërt me mua në Ditën e Kiametit janë ata që kanë dërguar më shumë salavate mbi mua). (Tirmidhiu, nr. 484. Hadithi është sahih).
- Kujdesi për Jetimin
Pejgamberi ﷺ ka thënë:
«أَنَا وَكَافِلُ الْيَتِيمِ فِي الْجَنَّةِ هَكَذَا»
(Unë dhe kujdestari i jetimit do të jemi në Xhenet kështu) dhe bashkoi gishtin tregues me atë të mesëm. (Buhariu, nr. 5304).
- Edukimi i Vajzave
Pejgamberi ﷺ ka thënë:
«مَنْ عَالَ جَارِيَتَيْنِ حَتَّى تَدْرُكَا، دَخَلْتُ أَنَا وَهُوَ فِي الْجَنَّةِ كَهَاتَيْنِ»
(Kush rrit dy vajza derisa ato të rriten, unë dhe ai do të hyjmë në Xhenet si këta të dy). (Muslimi dhe Buhariu në “Edeb el-Mufrad”).
- Lutja (Duaja)
Ibën Mes’udi (radijallahu anhu) lutej:
«اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ إِيمَانًا لَا يَرْتَدُّ، وَنَعِيمًا لَا يَنْفَدُ، وَمُرَافَقَةَ مُحَمَّدٍ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فِي أَعْلَى جَنَّةِ الْخُلْدِ»
(O Allah, të kërkoj besim që nuk lëkundet, begati që nuk mbaron dhe shoqërimin e Muhamedit ﷺ në gradat më të larta të Xhenetit të përjetshëm). (Musnedi i Ahmedit, nr. 3797).
Shënim mbi “Murafekah” (Shoqërimin):
Shoqërimi nuk do të thotë barazi në gradë, sepse Grada më e lartë, Vesilah, i takon vetëm Pejgamberit ﷺ :
«فَإِنَّهَا مَنْزِلَةٌ فِي الْجَنَّةِ لَا تَنْبَغِي إِلَّا لِعَبْدٍ مِنْ عِبَادِ اللَّهِ، وَأَرْجُو أَنْ أَكُونَ أَنَا هُوَ»
(Ajo është një gradë që nuk i takon askujt përveç një robi të Allahut, dhe shpresoj të jem unë ai). (Muslimi).
Shoqërimi nënkupton të jesh pranë tij, të kënaqesh duke e parë dhe duke qenë në afërsi të tij.
O Allah, na mundëso shoqërimin e Pejgamberit tonë ﷺ në gradat më të larta të Xhenetit!
Lavdi dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed!
Bekir Halimi
