Shkupi organizon tribunë të përbashkët me hoxhallarë për të ligjëruar vlerat e Ramazanit

Më të lexuarat

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, në Xhamia Fetah Efendi në Shkup është mbajtur një tribunë e përbashkët me pjesëmarrjen e katër hoxhallarëve të njohur: Muharem Ismaili, Bedri Lika, Agim Bekiri dhe Abdyl Fuga.

Këtë tribunë e nderojnë me pjesëmarrjen e tyre shumë hoxhallarë të nderuar si hoxhë Bekir Halimi, Remzi Isaku, Nusret Ramadani, Dhulkarnejn Ramadani dhe shumë personalitete të tjera në fushën e thirrjes islame.

Tribuna u organizua si përgatitje shpirtërore për besimtarët para fillimit të muajit të Ramazanit, i cili nis të enjten. Në fjalimet e tyre, hoxhallarët theksuan rëndësinë e agjërimit, përkushtimit, solidaritetit dhe afrimit me Zotin gjatë këtij muaji të bekuar.

Ata u bënë thirrje besimtarëve që Ramazanin ta shfrytëzojnë si mundësi për reflektim, përmirësim personal dhe forcim të lidhjeve familjare e shoqërore, duke shtuar se ky muaj sjell paqe, mëshirë dhe falje për të gjithë ata që e presin me sinqeritet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit