12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Shkup, tubim solidariteti për fëmijët në Siri

Më të lexuarat

Fëmijët në Shkup, janë mbledhur në parkun e kalasë së këtij qyteti me qëllim mbështetjen e fëmijëve në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Fëmijët e Qendrës Kulturore dhe Arsimore Akabe në Shkup kanë vënë në dukje se janë tubuar për të treguar solidaritet me moshatarët e tyre në Siri.

Ata kanë ngritur shqetësimin e tyre për fëmijët në Siri të cilët humbën jetën gjatë një sulmi me armë kimike në Idlib, përmes një pankarte të shkruar “SAVE SYRIA” (Shpëto Sirinë).

Ndërsa përcollën mesazhin: “Jemi bashkë dhe solodarizohemi me bashkëmoshatarët tanë në Siri për një botë ku mbizotëron paqja dhe për një botë pa armë kimike“.

Duke vënë në dukje se ata kanë ndërmarrë një nismë të tillë për të sjellë në vëmendje shqetësimin e tyre për fëmijët në Siri të cilët janë pre e sulmeve me armë kimike, Arlinda Esati Bela, një nga përfaqësueset e kësaj qendre kulturore dhe arsimore, tha: “Ne si qendër kulturore dhe arsimore Akabe vendosëm të organizojmë një tubim të tillë për të sjellë në vëmendje atë çfarë i ndodhi fëmijëve në Siri. Jemi këtu veçanërisht për të dërguar mesazh paqeje për popullin dhe fëmijët e Sirisë”.

Në sulmin e tmerrshëm me armë kimike, i cili ndodhi të martën në qytetin Idlib të Sirisë nga regjimi i Asadit, mbi 100 civilë humbën jetën dhe mbi 500 të tjerë u prekën nga sulmi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit