16.3 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Shkrimi më i bukur që kam lexuar

Më të lexuarat

Nëse je në të dyzetat, apo i je afruar të dyzetave, apo i ke mbushur tani shpejt, dije se mosha dyzet vjeçare është e vetmja moshë të cilën e ka cekur Kurani Fisnik me një dua (lutje) të veçantë.
Thotë Allahu i Lartësuar:
“… e kur arrin moshën e burrërisë e i mbush dyzet vjet, ai thotë: ‘O Zoti im! Më frymëzo që të të falenderoj për begatitë që më ke dhënë mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti do të jesh i kënaqur! Më dhuro pasardhës të mirë! Tek Ty kthehem i penduar dhe Ty të dorëzohem!” Ehkaf: 15
Kjo një lutje kaq domethënëse, ajo mban në vete falenderimin për atë që shkoi, lutje për atë që do të vijë dhe njoftim për përkatësinë në këtë fe.
Dijetarët kanë siguruar rëndësinë e kësaj lutjeje, sidomos për ata që arrijnë moshën dyzet vjeç, se kjo lutje do të jetë shkak i pranimit të veprave të mira, ka thënë Allahu i Lartësuar pas këtij ajeti:
”Këta janë ata njerëz, të cilëve do t’ua pranojmë veprat e tyre më të mira e nuk do t’ua vëmë re veprat e këqija. Ata do të jenë banorë të Xhenetit; ky është premtim i vërtetë, që u është dhënë.” Ehkaf: 16
Sipas një hadithi në Rijad esSalihin:
“Ai që hyn në të dyzetat, tashmë ka hyrë në tregjet e Ahiretit.”
Prandaj, përgatite veten, ti o dyzet vjeçar, për në Ahiret.
Ka thënë i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem:
“Mejdani i vdekjes është midis gjashtëdhjetë deri shtatëdhjetë.”
Dhe në një transmetim tjetër:
“Mosha shtatëdhjetë vjeçare është më e rralla në ymetin tim.”
Prandaj, ai që i ka kaluar të dyzetat apo të pesëdhjetat, duhet të dijë se, përgjithësisht, të ka mbetur më pak se vitet që jetove.
Eh, si ikën ato vite! Sa hap e mbyll sytë!
Dhe nëse ajo që ka mbetur është më pak se ajo që jetove, s’ka dyshim se do të ikë sa hap e mbyll sytë, gjithashtu.
Çdo njeriu që i ka mbushur të dyzetat, i ka ardhur paralajmërimi, fillojnë për të pyetjet e vështira
-Çfarë arrite? Çfarë realizove në punën tënde? Çfarë realizove për familjen tënde? Çfarë realizove në jetën tënde? Çfarë realizove në lidhje me marrëdhënien tënde me Zotin tënd? Pyeti shtatëdhjetë a tetëdhjetë vjeçarët, e ata do t’ju thonë:
‘Sikur ishte një ëndërr dhe mbaroi.
Dje ishim të vegjël, sot mbaroi koha e vjeljes dhe po na afrohet takimi me Zotin.’
Ama, kur njeriu shikon që disa po jetojnë deri te 90-tat, thotë: Kam akoma shumë kohë!
Por, para tij shikon se si po vdesin njerëz të moshës së tij, apo edhe më të vegjël. Jeta pakësohet çdo ditë pa e kuptuar aspak.
Idea nuk është të besosh te vdekja, por se çfarë po përgatit për të.
Mosha dyzet vjeçare vjen me një mesazh nga Allahu për ty, duke të thënë:
‘O robi im, po afrohet takimi ynë, a je gati?’

| Dr.Muhammed En-Nabulsi |
Përzgjodhi: Amina Ndreu
—————————

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit