23 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Shkenca vërteton: Namazi është shumë i mirë për shpinën tuaj

Më të lexuarat

Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se lutja Islame (e njohur si namazi) të cilët Muslimanët e praktikojnë 5 herë në ditë mund të jetë gjë shumë e mirë për shpinën tuaj nëse është bërë në mënyrë të duhur, si mbështetja në gju dhe mbajtja e një këndi të drejtë të shpinës.

Këto të gjetura janë nga një studim i quajtur: “Një studim ergonomik mbi lëvizjet e trupit gjatë lutjes së Muslimanve duke përdorur shembullin e njeriut digjital” që u publikua në Revistën Ndërkombëtare për Industri dhe Sistem Inxhinerik.

Ky hulumtim ka përdorur shembuj të gjenerizuar nga kompjuteri të pozitave të lutjes dhe ka analizuar efektet në lehtësimin e dhimbjeve të shpinës.

Qëndrimi i njohur si Sexhde, rrit elasticitetin e nyejve thuhet sipas studimit. Ndërkohë që falja e namazit ka dobi, falja e pesë kohëve në ditë ka më shumë përfitime.

Profesori Khasawneh, bashkautor ka thënë: “Një mënyrë e të menduarit të këtyre lëvizjeve është se ata janë të njëjta si ushtrimet e Yogas ose ushtrimet terapisë fizikale që ua obligojnë atyre që kanë dhimbje të shpinës.”

“Shëndeti fizik është i ndikuar nga faktorët socio-ekonomik, jetesa dhe faktori fetar”

“Namazi eliminon stresin fizik dhe ankthin, ndërkohë që ka edhe studime të tjera që tregojnë se namazi mund të konsiderohet një trajtim efektiv klinik për mosfunksionimin e sistemit neuro-muskeletor”

Interesante, Sexhdeja, sikur që na është mësuar nga Profeti alejhi selam është gjetur edhe në Bibël:
“Dhe ai(Jezusi) shkoi larg, ra me fytyrë për toke dhe u lut..” (Matthew 26:39)
“Dhe Joshua ra me fytyrë në tokë dhe bëri adhurim…” (Joshua 5:14)./KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit