11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Shkaqet e shkatërrimit të popujve

Më të lexuarat

Sa e sa prej popujve dhe vendbanimeve i ka shkatërruar Allahu, disa prej tyre ende ndihen gjurmët e tyre, ndërsa disa të tjerë nuk dihen as gjurmët e tyre. A thua ku janë ata? Ata shkuan tek Allahu? Ai i ka shkatërruar dhe i ka asgjësuar dhe nuk ka lënë prej tyre asnjë. A thua ky është një zullum prej Allahut? Thotë Allahu: “Allahu nuk i bën mizori askujt, por ata i kanë bërë zullum vetes së tyre.”

“E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t’ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i dënuam me shkatërrim për atë që merituan.”

Sa nga njerëzit i ka shkatërruar Allahu për shkak të mëkateve të tyre, për shkaqet që do ti cekmi më poshtë.

“Sa e sa gjenerata i kemi shkatërruar pas Nuhut. Mjaft është Zoti yt vëzhgues i mëkateve të robërve të Tij.” Isra, 17.

Allahut nuk i fshihet asgjë dhe nuk bën dallim në mes popujve, Ai është i drejtë, nëse e shkatërron një popull për shkak të disa gjynaheve, Ai shkatërron edhe popujt e tjerë për shkak të atyre gjynaheve. Kjo është urtësia e Allahut.

Shkaqet e shkatërrimit të popujve

Nëse në një popull gjendet një shkak prej këtyre shkaqeve dije se atë vendbanim, atë popull, atë shoqëri e pret shkatërrimi i menjëhershëm apo i mëvonshëm.

Zullumi

Mizoria (zullumi) është prej shkaqeve më kryesore që Allahu me të e shkatërron një popull. Thotë Allahu:

“Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm, i ashpër.” Hud, 102.

Sa zullum bëhet sot në disa vende. Zullumi që bëhet ndaj Allahut, zullumi që e bëjnë njerëzit në mes vete. Sheh shumicën e punëtorëve dhe ata të cilët punojnë me paga që kalojnë disa muaj dhe nuk e marrin hakun e vet që kanë punuar. Sa ka njerëz të këtij lloji ka që punëtorit të tij nuk ia jep rrogën e punës? Sa njerëz ka që vijnë dhe qajnë dhe ankohen nga zotëria i tij i cili ia ka ndaluar kafshatën e fëmijëve të tij? Presin me muaj të tërë dhe nuk marrin asgjë prej asaj që kanë punuar, jo vetëm kaq, por edhe nëse ia kërkon zotërisë së tyre i kërcënohen me lloj-lloj kërcënime. Zullumi më i madh është kur u bëhet zullum besimtarëve të cilët e njësojnë Allahun, zullum ndaj thirrësve në Islam, zullum ndaj miqve të Allahut. Nëse këtyre u bëhet zullum, dije se ai vend i ka shpallur luftë Allahut dhe ky vendbanim nuk pret tjetër përveç se t’i vijë Allahu me urdhrin e tij për ta shkatërruar atë. Ja se ç’thotë Allahu:

“Ato janë fshatra (vendbanime) që kur bënë zullum, Ne i shkatërruam dhe për shkatërrimin e tyre u patëm caktuar kohë të sakta.” Kehf, 59.

Thotë shejhul islam Ibën Tejmije: “Allahu e shkatërron një shtet zullumqar edhe nëse është mysliman, edhe nëse banorët e tij janë mysliman edhe nëse janë namazxhi shkatërrohen ata për arsye se kanë bërë zullum. Kujdes mizorisë, sepse Allahu e ka ndaluar zullumin ndaj vetes dhe gjithashtu e ka bërë haram ndaj robërve të Tij.

Luksi dhe begatitë e shumta

I gjen disa njerëz që veshin rrobat më të mira dhe banon në pallatet me luksoze dhe blen mjet udhëtimi më të shtrenjtin dhe ky luksoz ndikon dhe e çon njeriun pastaj në mëkate dhe në haram. Gjersa ai duke qenë në këtë gjendje e harron Allahun, i harron urdhrat e Allahut dhe nëse dikush e urdhëron atë në të mirë dhe mundohet ta ndalojë nga të këqijat i vjen mërzi. Thotë Allahu: “Kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e atyre (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht.” Isra, 16.

Nëse do ta dish se Allahu do ta shkatërrojë një popull dëgjo në shenjat e tij. Allahu urdhëron ata që kanë shumë pasuri me dhënien e zeqatit, me faljen e namazit, i urdhëron ata që të gjykojnë me ligjin e Allahut dhe respektimin e të Dërguarit të Tij. Pra, e kanë kundërshtuar urdhrin e Allahut dhe nuk shikojnë në të varfrit e vendit të tyre, në ata që janë të gjorë, nuk shikojnë në të dobëtit. Pra, nëse do ta dish se ky popull a është më afër shkatërrimit apo më afër qëndrimit, shiko në njerëzit e pasur të atij populli, në njerëzit e lartë të atij populli, a janë ata që e praktikojnë fenë e Allahut apo jo dhe nëse jo, atëherë dije se ata janë më afër shkatërrimit se sa qëndrimit. Thotë Allahu: “Urdhërojmë pasanikët (parinë) e atyre (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht.”

Mohimi i begative të Allahut

Disa njerëz i gjen që Allahu i ka dhënë shumë begati, ndërsa ata nuk e falënderojnë Allahun dhe e harron hakun që ka ndaj Allahut për këtë begati.

Shumimi i hipokritëve

Prej shkakut të shkatërrimit të popujve është edhe kur i marrin në duar punët e muslimanve hipokritët të cilëve nuk u takon që t’i udhëheqin muslimanët. Hipokritët të cilët e paraqesin Islamin dhe e fshehin kufirin, i luftojnë miqtë e Mëshiruesit, i luftojnë thirrësat që thërraisn në rrugën e Allahut, i luftojnë ata që janë të kapur pas fesë së Allahut, ndërsa në anën tjetër paraqesin veten si mysliman dhe pas tërë kësaj ata flasin edhe ne emër të muslimanve. Siç ka thënë Pejgamberi: “Kur çështjet i marrin në dorë ata që nuk e meritojnë, prite Kiametin.” Thotë Allahu: “E paraqesin veten se ata po mundohen që t’i përmirësojnë punët e muslimanve, ndërsa disa prej tyre thonë: ‘O popull, unë po frikësohem që juve mos t’ju rrokë shkatërrimi, frikësohem se do të shkapërderdhet kjo shoqëri, frikësohem se mos po ju ndërrojnë juve fenë tuaj dhe për këtë unë i mbyta këta, për këtë i burgosa’.” Paraqitet hipokriti se e mbron këtë fe dhe këtë shoqëri. Kjo është njëra prej shenjave që e shkatërron këtë popull.

Përgatiti: Shaban Murati/klubikulturor/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit