5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

SHIJO ATË QË KE! – Hoxhë Ekrem Avdiu

Më të lexuarat

Mund të ankohesh sikur ai njeriu që qante se i ishin grisur këpucët e nuk kishte mundësi të blinte të reja. Ngado që të sillemi shohim se diçka na mungon. E vërteta është se shumë gjëra i mungojnë mirëqenies sonë imagjinare. Përndryshe nuk do të ishte e mundur të vazhdojmë jetën ndërsa akoma nuk kemi arritur te ajo (lexo: puna, diploma, shtëpia, vetura, etj.) e ëndrrave tona. Në anën tjetër, jeta jonë vazhdon, edhepse me vite ëndërrojmë ndonjë gjë. Sikur t’a kishim qëkur kemi filluar ta dëshirojmë, tanimë do të ishte vjetruar, apo do të na ishte bërë bajat. Nëse nuk beson, hap dollapët e rrobave tua dhe do të shohësh se sa gjëra ka aty që nuk i ke përdorur qëmoti.
Ajo që dua të them, nuk është relativizimi i nevojave, apo edhe varfërisë dhe skamjes por të kujtoj se, me gjithë dëshirat, nevojat dhe ëndrrat që mund të kemi, ne, megjithatë, posedojmë gjëra, për të cilat duhet të ndihemi të bekuar. Mund të na mungojë diçka, por ndërkohë, kemi shumëçka. Për të shijuar atë që kemi, duhet (qoftë edhe për pak) të largojmë vëmendjen nga ajo që nuk kemi.
Gati harrova, ai që qante për këpucët e grisura, ndaloi së qari kur takoi njërin pa këmbë.

Hoxhë Ekrem Avdiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit