6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Shekuj më parë, për ato që ndodhin sot është thënë… – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Rreth 14 shekuj më parë, Enes ibn Malik, një nga njerëzit që i shërbeu për dhjetë vjet Profetit Muhamed (alejhi salatu ue selam) tregon se e kishte dëgjuar Profetin të thoshte:

“Kur populli im të përligj pesë gjëra, mbi ta do të bjerë shkatërrimi: kur të shfaqet mes tyre mallkimi reciprok, kur të përdoren pijet dehëse, kur të vishen me mëndafsh, kur të argëtohen me këngëtaret dhe kur burrat të mjaftohen me burrat e gratë të mjaftohen me gratë.” (el-Bejheki në Shuab el-Iman 5469)

Shpjegim:

Mallkimi reciprok (telaun) është një dispozitë e sheriatit që aplikohet kur burri akuzon gruan e tij për tradhti bashkëshortore, por nuk ka dëshmitarë për këtë gjë dhe kur gruaja e mohon këtë. Këtu hadithi ka për qëllimi shtimin e këtyre rasteve, që nënkupton shtimin e mosbesimit dhe akuzave për thyerje kurore mes bashkëshortëve.

Përdorimi i pijeve dehëse alkoolike ka për qëllim përhapjen dhe shtimin e përdorimit të tyre edhe mes besimtarëve muslimanë.

Veshja e rrobave prej mëndafshi (atij origjinal) është e ndaluar në Islam për burrat, përhapja e këtij fenomeni edhe tek burrat tregon për rritjen e mirëqenies dhe luksit dhe shfrenimit në kënaqësitë e kësaj bote.

Argëtimi me këngëtare, ka për qëllim shtimin e përdorimit të tyre për argëtim përmes pagesës. Nëse dikur njerëzit paguanin dikë që të këndonte për ta, sot janë këngëtaret ato që organizojnë koncerte dhe shesin albume, për të cilat njerëzit paguajnë. Dhe kjo sigurisht për shkak të rritjes së kërkesës për këtë argëtim, që dikur ishte e përhapur vetëm mes të pasurve të shthurur. Argëtimit muzikor me këngëtar e këngëtare sot, është kthyer në një industri që qarkullon me miliona.

Dhe e fundit, sigurisht që bëhet fjalë për homoseksualizmin, për meshkujt dhe femrat, pra kur të shfaqet dhe shtohet ky fenomen dhe të kthehet në normë. Homoseksualizmi ka ekzistuar edhe dikur, por nëse ai ishte një shfaqje sporadike kur njerëz të caktuar përfshiheshin në praktika të tilla, ndërkohë që ishin hetero, hadithi flet për një epokë kur burrat do të mjaftohen me burrat dhe gratë me gratë dhe nuk do ta ndjejnë nevojën për seksin tjetër. Kjo sigurisht është shenjë e shpërfytyrimit të natyrshmërisë biologjike njerëzore.

Zot na ruaj nga shkatërrimi që vjen pas tyre!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit