Shejhu i muxhahidëve Ahmed Jasin

Më të lexuarat

Dita e djeshme (22-03-2004) përkon me përvjetorin e njëzet e dytë të rënies dëshmor të shejhut të rezistencës palestineze, themeluesit të lëvizjes Hamas, shejh dëshmorit themelues Ahmed Jasin. Ai u vra si pasojë e një bombardimi izraelit që e shënjestroi pasi doli nga namazi i sabahut në qytetin e Gazës, gjë që çoi në vdekjen e tij së bashku me shtatë të tjerë.

Shejhu themelues konsiderohet një nga figurat më të shquara të thirrjes fetare, mendimit dhe xhihadit në tokën e Palestinës. Idetë e tij xhihadiste dhe revolucionare kanë mbetur frymëzim për rezistencën palestineze gjatë gjithë etapave të përballjes me pushtimin sionist, deri te beteja e “Tufani i Aksasë”.

Nga thëniet e shejhut Ahmed Jasin – Allahu e mëshiroftë:
• Nëse dikush mendon se populli palestinez do të heqë dorë nga toka dhe të drejtat e tij, ai është në iluzion. Çdo hap që përfshin heqje dorë nga e drejta jonë është absolutisht i papranueshëm. Ne nuk do të pranojmë tjetër veç kthimit të gjithë Palestinës dhe rezistenca duhet të vazhdojë derisa pushtimi të largohet nga toka dhe vendet tona të shenjta.
• Ai që dëshiron të luftojë duhet të përballojë vështirësi: mund të burgoset, mund të torturohet. Ai që nuk dëshiron të luftojë dhe të përballojë, le të shkojë të flejë në shtëpinë e familjes së tij. Rruga e luftës është plot sakrificë dhe vetëflijim: burg, rënie dëshmor, vrasje dhe tortura e të tjera. Ne e njohim rrugën tonë dhe e kemi zgjedhur me vullnetin tonë; askush nuk na e ka imponuar këtë rrugë.
• O të rinj… ju jeni forca, ju jeni e ardhmja dhe ju jeni jeta e umetit. Me luftë është nderi ynë, me përballje është nderi ynë dhe me rënien dëshmor është nderi ynë. Ndërsa dorëzimi është rruga e poshtërimit dhe e përuljes… është rruga e turpit dhe e çnderimit. Allahu ju bekoftë për përpjekjet, sakrificat dhe qëndrueshmërinë tuaj.
• “Izraeli” është ndërtuar mbi padrejtësi dhe uzurpim, dhe çdo entitet që ndërtohet mbi padrejtësi dhe uzurpim, fundin e ka shkatërrimin.
• Unë jam një njeri që e kam jetuar jetën time… kam vetëm një shpresë: “që Allahu të jetë i kënaqur me mua”. Dhe kënaqësia e Tij fitohet vetëm me bindje ndaj Tij, e bindja ndaj Allahut përfaqësohet në luftë.
• Unë ia kam kushtuar jetën punës, jo shkrimit; nëse mësoja një ajet apo një hadith, ngrihesha dhe ua mësoja njerëzve.
• Sado që të na sulmojnë, sado që të na lëndojnë dhe të na torturojnë, ne nuk do të drejtojmë armët kundër popullit tonë dhe bijve të tij. Armët tona do të mbeten të drejtuara ndaj pushtimit me dëshirën e Allahut.
• Fitorja po vjen dhe çlirimi po vjen… e rëndësishme është që, krahas lutjeve tona, të bëjmë edhe diçka konkrete për të mbështetur popullin e Palestinës.
• Islami do të triumfojë dhe projekti amerikan dhe sionist në Palestinë do të mposhtet me lejen e Allahut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit