9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

SHBA – Uragani “Sandy” paralizon jetën në 140 qytete

Më të lexuarat

Deri tani uragani ka marrë 50 jetë njerëzish. Edhe pse është dobësuar uragani Sendi vazhdon të përparojë drejt pjesës lindore dhe veriore të vendit duke sjellë reshje të dendura shiu dhe mot me kushte të vështira.

Sendi e paralizoi jetën në Nju-Jork.

Linjat e metrove, trenave dhe autobusëve nuk punuan.

Pistat e aeroporteve u mbuluan nga uji, duke sjellë anulimin e më shumë se 15 mijë fluturimeve.

Bursa e Nju-Jorkut qëndroi mbyllur për dy ditë.

8 milionë banesa dhe dyqane të Nju-Jorkut vazhdojnë të jenë ende pa drita. Qyteti ka pësuar dëmin më të madh të 100 viteve të fundit.

Guvernatori i Nju-Jorkut, Majkëll Blumberg tha se do të duhen disa ditë për normalizimin e jetës në qytet.

Uragani jetë njerëzish mori edhe në kryeqytetin e vendit, Uashington, duke shkaktuar njëkohësisht edhe shumë dëme materiale.

Furnizimi me energji elektrike është ndërprerë në më shumë se 140 qytete të vendit.

Uragani ka shkulur pemët nga rrënjët.

Presidenti amerikan Barak Obama e paralajmëroi popullin duke thënë se uragani nuk ka pushuar ende dhe se risku vazhdon të jetë akoma prezent.

Obama bëri të ditur se do të vizitojë qytetin e goditur nga uragani, Nju-Xhersi.

Sipas ekspertëve të ekonomisë sipas parashikimeve të para humbjet llogariten të jenë 30 deri në 50 miliardë dollarë.

Uragani Sendi ka goditur edhe zgjedhjet presidenciale, kur ka mbetur edhe një javë nga mbajtja e tyre.

Kandidatët për Shtëpinë e Bardhë kishin anuluar mitingjet në Ohajo dhe Florida, ku kishin ngritur edhe kamp.

Pritet që kandidatët fushatën zgjedhore ta rifillojnë pas ditës së mërkurë./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit