13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Fjalë të urta – MËSIME NGA PËRVOJAT E TË TJERËVE

Më të lexuarat

  • Fqinjësi e mire nuk është të heqësh dorë nga zullumi por të përballosh atë. (Aliu, Allahu qofte i kënaqur me të)
  • Shokun të cilin e blen me dhurata shumë shpejt do ta blejnë të tjerët.
  • Shkaku përse ti je person që shkakton monotonie është se ti flet çdo gjë. (Volteri)
  • Ziliqarët e shumtë ndaj teje janë dëshmi e suksesit tënd. (Pitagora)
  • Ne e zgjasim bisedën atëherë kur nuk kemi çka të flasim. (Andre Chenier)
  • Mendimi yt për veten tënde është më i rëndësishëm se i tjerëve për ty. (Seneca)
  • Nëna shpreson për vajzën e saj të gjejë një burrë më të mirë se babanë e saj kurse për djalin beson se nuk do të gjejë dot grua sikur nëna e tij.
  • Të folurit tënd gjithnjë për veten fakton pasigurinë që ke për vete.
  • Duhet të kemi varre të hapura për të varrosur gabimet e shokëve.
  • Të gjithë jemi sikurse hëna; kemi një pjesë të errët.
  • Ai që përballon të metat e mia e konsideroj për zotëri timin edhe nëse e kam shërbëtor. (Gotaat)
  • Shkaku më potencial për të larguar të keqen e keqbërësit ndaj teje është ta harrosh atë. (Solon)
  • Njerëzit shumë më me disponim e besojnë atë që është e përbuzur tek njeriu se sa ajo që është për tu lavdëruar.
  • Pika më kulmore e edukatës është turpërimi i njeriut nga vetvetja e tij. (Platoni)
  • Turpi i femrës është me tërheqës dhe joshës se bukuria e saj. (urtësi japoneze)
  • Asgjë ne këtë nënqiell nuk mund ta ngrit pozitën e femrës sikur nderi. (Edsoni)
  • Ai që të flet ëmbël (lajkatari) të ushqen me lugë të zbrazur.
  • Nëse polemizon, atëherë mos u hidhëro ngase hidhërimi të shmang nga argumenti dhe të bën të shfaqesh armiqësinë.
  • Mos e rëndo veten me brengat e së nesërmes ngase ndodhë e nesërmja të mos vijë e kështu të mos i gëzohesh as gëzimit të së sotmes.
  • Shtëpitë e lumtura nuk kane zë. (urtësi kineze)
  • Ai që flet për veten atë që do, të tjerët do flasin për të atë që urren.
  • Sekreti në zemrën e gruas është sikurse helmi, po nuk e nxori, do e mbyt atë. (Bernard Show)
  • Gruaja më kokëtrashe është ajo që beson se dashuria mund të shndërrohet në shoqëri të pastër.
  • Sa i ëmbël do të ishte gjumi sikur njeriu të mund të zgjidhte ëndrrat e tij.
  • Autoritet është të të duan njerëzit kur ta lëshosh postin sikur atë ditë që të deshën kur e more atë.
  • Njerëzit ndonjëherë nuk i urrejnë të tjerët për shkak të të metave por për shkak të tipareve.
  • Çfarëdo pozite shoqërore të ketë vajza, puna shtëpiake për të është e domosdoshme. (De Menthon)
  • Ata që nuk janë prezent gjithmonë janë fajtore. (urtësi franceze)
  • Ai që jep për ta parë njerëzit nuk ndihmon kurrë kur të jetë nata.
  • Vetëkënaqësia (mashtrimi njeriut me vetveten e tij) është dëshmi e mangësisë së tij.
  • Njeriu më i lumtur është ai që më së paku merret me njerëz.
  • Ai që bëhet shkak për lumturinë e një njeriu, veç ka arritur lumturinë për vete. (Volteri)
  • Puna që të lodhë është më e mirë se pushimi që të prish.
  • Sekreti i jetës nuk është të punosh atë që do por të duash atë që punon.
  • Ha e pi me të afërmit por pazar mos bë me ta.
  • Madhështia e një njeriu matet me gatishmërinë e tij për të falur ata që kanë shkelur të drejtën e tij.
  • Ai që shan njerëzit me atë që e ka (me të metën e tij), ai ua ka mësuar atyre të metat e tij.
  • Njeriu më së shumti lodhet kur vetëm qëndron në vendin e tij.
  • Tri gjera e shkatërrojnë personalitetin e gruas : dashuria për pasuri, egoja dhe dashuria per mbizotërim. Kurse tri të tjera e lartësojnë atë : sakrifica, përmbushja e premtimit dhe virtyti.
  • Dallimi ne mendime nuk do te duhej te shpinte në armiqësi, ndryshe, unë dhe gruaja ime do të ishim armiqtë më të mëdhenj kundër njeri tjetrit. (Gandi)
  • Kush flet shumë, bën mëkate shumë.
  • Nëse e thua të vërtetën atëherë pse betohesh. (Shekspiri)
  • Ai që flet shumë, ose di shumë ose gënjen shumë.
  • Gruaja më shumë do të vlerësohet për bukurinë e saj se për zgjuarsinë ngase e di se burri sheh më shumë me sy se që mendon me mendje. (urtësi franceze)
  • Shtëpia që nuk njeh mysafirë është varrezë për banorët e saj.
  • I mençuri duhet të zgjedhë rroba që njerëzit e rëndomtë nuk ia kanë zili për to por as që të zgjedhurit (esnafët) e përbuzin për shkak të tyre.
  • Modesti është të jesh kryelarte ndaj kryelartëve.
  • Mendjemadhësia dhe poshtërimi janë binjak të ngjitur njëri për tjetrit.

Përshtati në shqip: Sedat Islami/sedatislami.wp

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit