9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

SHBA: Sulmet tona ajrore kanë shkaktuar vdekjen e 64 civilëve në Irak dhe Siri

Më të lexuarat

“Ndonjëherë civilët bartin pasojat e operacioneve ushtarake, mirëpo ne bëjmë të pamundurën që të minimizojmë ngjarjet e tilla”, thuhet në njoftimin e Komandës Qendrore Amerikane.

WASHINGTON (AA) – Komanda Qendrore e Forcave të Armatosura Amerikane ka pranuar të mërkurën se në sulmet ajrore të ushtrisë së saj në Irak dhe Siri kanë mbetur të vrarë 64 civilë, ndërkohë që janë plagosur tetë të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ndonjëherë civilët bartin pasojat e operacioneve ushtarake, mirëpo ne bëjmë të pamundurën që të minimizojmë ngjarjet e tilla”, thuhet në njoftimin e Komandës Qendrore ku sqarohet se civilët janë vrarë në periudhën mes 20 nëntorit të vitit të kaluar dhe 10 shtatorit të këtij viti.

Komanda bën të ditur se për përpilimin e këtij raporti janë shfrytëzuar të dhënat e mbledhura nga ushtria, raportet mediatike dhe OJQ-të si dhe nga agjencitë shtetërore amerikane.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit