10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Biden: Duam marrëdhënie të qëndrueshme me Rusinë

Më të lexuarat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se SHBA-ja do marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme me Rusinë.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, pasi SHBA-ja shpalli sanksione të reja kundër Rusisë, Biden po ashtu paralajmëroi se nëse Rusia “vazhdon të ndërhyjë” në demokracinë amerikane, ai është i gatshëm të ndërmarrë veprime të mëtejshme.

Ai tha se kur bisedoi me presidentin rus, Vladimir Putin, të martën, e paralajmëroi atë se Shtetet e Bashkuara do t’iu përgjigjen ndërhyrjeve ruse në zgjedhje “në një mënyrë të matur dhe proporcionale”.

Biden tha se Shtetet e Bashkuara “mund të kishin shkuar më tej” me hakmarrjen, por ai zgjodhi të mos e bëjë këtë, sepse, siç tha, dëshiron të shmangë përshkallëzimin e situatës.

Të enjten, Biden njoftoi për dëbimin e dhjetë diplomatëve rusë nga SHBA-ja, ndërsa shpalli sanksione kundër dhjetëra individëve dhe njësive të tjera ruse, për shkak të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2020, si dhe për shkak të sulmit masiv kibernetik SolarWinds, që ndodhi vitin e kaluar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit