16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

SHBA pezullon “tatimin për emigrantët e paligjshëm” ndaj Meksikës

Më të lexuarat

Presidenti amerikan Donald Trump tha se SHBA-të dhe Meksika kanë arritur marrëveshje mbi emigrantët e paligjshëm me çka janë pezulluar taksat doganore të planifikuara ndaj këtij vendi.

Në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter, Trump njoftoi se janë pezulluar për një kohë të pacaktuar taksat doganore, të cilat do të zbatoheshin ndaj Meksikës.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se SHBA-të dhe Meksika kanë arritur një marrëveshje (për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm). Janë pezulluar për një kohë të pacaktuar taksat doganore për të cilat të hënën u tha se do të vendoseshin ndaj Meksikës”, tha Trump.

Pasi ka vënë theksin se sipas marrëveshjes në fjalë Meksika ka premtuar të ndalë rrjedhën e emigrantëve të paligjshëm, Trump tha se “Me këtë hap do të reduktohen ndjeshëm ose do t’i jepet fund plotësisht rrjedhës së emigrantëve të paligjshëm që vijnë nga Meksika në SHBA”.

Pas presidentit Trump edhe Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo dha një deklaratë me shkrim i cili falënderoi homologun e tij meksikan Marcelo Ebrard për marrëveshjen e arritur midis dy vendeve.

Pompeo tha se presin që Meksika të përmbushë angazhimin e saj për të ndaluar rrjedhën e emigrantëve të paligjshëm dhe se marrëveshja do ta bënte kufirin SHBA-Meksikë më të sigurt.

Administrata amerikane njoftoi javën e kaluar se do të vendoste një taksë prej 5 për qind ndaj Meksikës me qëllim për të penguar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm të Amerikës Latine në SHBA nëpërmjet Meksikës. Trump ka thënë se Meksika nuk ka bërë asgjë për parandalimin e emigrantëve të paligjshëm dhe se taksën doganore në fjalë do ta rriste 5 për qind çdo muaj deri kur ajo të arrinte në 25 për qind në tetor./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit