16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

SHBA – Mbështetja e terroristëve të PYD/YPG-së shkakton debat në Senat

Më të lexuarat

Furnizimi me armë i një organizate terroriste kur luftohet kundër DAESH-it, një tjetër grup terrorist, është bërë temë debati edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës…

urnizimi me armë i një organizate terroriste kur luftohet kundër DAESH-it, një tjetër grup terrorist, është bërë temë debati edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas krerëve të inteligjencës amerikane, politikat e administratës së Uashingtonit në lidhje me PYD/YPG-në, fraksioni sirian i organizatës separatiste terroriste PKK, po dëmton ndjeshëm marrëdhëniet turko-amerikane.

Kjo çështje u ngrit në rend të ditës gjatë seancës dëgjimore me temë “Kërcënimet Botërore”, mbajtur të martën paradite në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit të SHBA-së.

Senatori republikan i Karolinës Jugore, Linxi Grehëm (Lindsey Graham), njëherësh anëtar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura, pyeti drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, Den Kouts (Dan Coats) dhe kreun e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, Gjenerallejtënant Vinsënt Stjuërt (Vincent Stewart), nëse mbështetja amerikane për organizatën terroriste YPG shkakton ose jo mosmarrëveshje me Turqinë.

Që të dy shefat e inteligjencës së SHBA-së u përgjigjën në thelb me këto fjalë: “Politikat tona mund të jenë shkaktare të këtij tensionimi.”

Deklaratat e Vinsënt Stjuërt dhe Den Kots, emra shumë të rëndësishëm të inteligjencës amerikane, po vlerësohen nga analistët si pohimi i parë nga zyrtarët e SHBA-së se “shkaktare të tensionit në rajon janë politikat e Uashingtonit për Sirinë”.

Senatorët republikanë, Linxi Grehëm dhe Xhon Mekejn (John McCain), ky i fundit president i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit të SHBA-së, e kanë sulmuar qëndrimin e administratës së Presidentit Danëlld Tramp (Donald Trump) edhe më herët në fjalime të ndara duke e cilësuar atë si “vetëshkatërrues” dhe “gabim i rëndë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit