22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë, 3 anije me ndihma humanitare për nevojtarët në Afrikë

Më të lexuarat

Me rastin e muajit të bekuar të ramazanit, që fillon më datë 27 maj, Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë do të plotësojë nevojat ushqimore 1-mujore për rreth 9 milionë njerëz në disa vende të Afrikës…

Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë do të dërgojë 3 anije me materiale ndihmash në disa vende të Afrikës.

Siç bën të ditur ky institucion bamirës përmes një komunikate me shkrim, Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë s’mund të qëndrojë indiferente ndaj krizave humanitare në shtetet afrikane dhe, falë direktivës së formës së prerë të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në lidhje me këtë çështje, ndihma të reja do të dërgohen së afërmi për nevojtarët në Somali, Jemen dhe Sudan.

“Çdonjëra prej 3 anijeve, të cilat do të nisen brenda muajit të bekuar të ramazanit, që fillon ditën e shtunë, më datë 27 maj, do të transportojë materiale ndihmash humanitare në sasi të mjaftueshme për të plotësuar nevojat ushqimore 1-mujore të 3 milionë njerëzve”, theksohet në detaje të komunikatës së lartpërmendur.

Ndërkaq, presidenti i Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë, Kerem Kënëk (Kerem Kınık), do të inspektojë dhe kontrollojë të enjten (25 maj) këto anije momentalisht të ankoruara në Portin Tashuxhu (Taşucu) të Mersinit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit