17.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

SHBA-ja paralajmëron për “kolonët e paligjshëm hebrenjë”

Më të lexuarat

Përmes një postimi nga llogaria e tij në rrjetin social “Twitter” lidhur me takimin që pati me nënsekretaren Victoria Nuland në Izrael, Omer Bar-Lev – përgjegjës për forcën policore izraelite – bëri me dije se zyrtarja amerikan tregoi interes për tema si “dhuna e kolonëve, reduktimi i tensioneve rajonale dhe forcimi i administratës palestineze”.

Duke argumentuar se çelësi për uljen e tensioneve rajonale është lëshimi i më shumë lejeve të punës në Izrael për palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe në Gazë, ministri Bar-Lev tha se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të kontribuojë shumë në projekte të tilla si krijimi i një zone të përbashkët industriale jashtë Gazës.

Administrata e Uashingtonit, e cila në këtë rast iu shmang komenteve rreth akteve të kolonëve të paligjshëm hebrenj, pati lëshuar në tetor një komunikatë që dënonte sulmin ndaj palestinezëve nga kolonët e paligjshëm hebrenj në qytetin Al-Halil (Hebron) të Bregut Perëndimor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit