12.3 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

SHBA, ish-kardinali McCarrick do të dalë para gjyqit nën akuzat për abuzim seksual

Më të lexuarat


Ish-kardinali i kishës katolike Theodore McCarrick, dikur kleriku i fuqishëm i cili u përjashtua nga priftëria për abuzim seksual, do të dalë sot para gjyqit për t’u përballur me akuzat se ka sulmuar seksualisht një 16-vjeçar gjatë një dasme në Massachusetts rreth 50 vjet më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

McCarrick, 91-vjeç, pritet të dalë para gjyqit ku do të bëjë një deklaratë në Gjykatën e Rrethit Dedham të Bostonit, më shumë se një muaj pasi u akuzua. McCarrick është i vetmi kardinal katolik amerikan, aktual apo i mëparshëm, i akuzuar penalisht për krime seksuale ndaj fëmijëve.

Avokati i McCarrick, Barry Coburn, pas ngritjes së akuzës në korrik tha se ata “mezi presin të trajtojnë çështjen në sallën e gjyqit”.

Sipas dokumenteve të gjykatës, McCarrick, i cili tani jeton në Dittmer të Missourit, përballet me tre akuza për sulme të pahijshme dhe sulme ndaj një personi mbi 14-vjeç.

Rënia e McCarrick filloi në vitin 2017 kur ish-djali i altarit tha se prifti e kishte ngacmuar kur ishte adoleshent në New York. Vitin tjetër, Kryepeshkopata e New Yorkut njoftoi se McCarrick ishte larguar nga ministria pasi kishte gjetur se pretendimi ishte “i besueshëm dhe i vërtetuar” ndërsa dy dioqeza të New Jersey zbuluan se në të kaluarën ata kishin hedhur poshtë akuzat për abuzim seksual që përfshinin të rriturit.

Papa Françesku solli vendim ndaj McCarrick në vitin 2019 pas hetimit të Vatikanit i cili përcaktoi se ai abuzonte seksualisht me të mitur si dhe të rritur.

Një hetim i brendshëm dyvjeçar mbi McCarrick zbuloi se tre dekada peshkopë, kardinalë dhe papë nënvlerësuan ose hodhën poshtë raportet e shumta të sjelljes së keqe seksuale. Gjetjet hetimore të publikuara vitin e kaluar pjesën më të madhe të fajit e hodhën tek Papa Gjon Pali II, i cili emëroi McCarrick kryepeshkop të Washingtonit D.C., pavarësisht se kishte porositur një hetim i cili konfirmoi se McCarrick flinte me seminaristë.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit