10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

SHBA: Fushata muslimane – amerikane për largimin e Islamofobisë

Më të lexuarat

Fushata e re, Shpërndaje një Kur’an filloi të ndihmoi në largimin Islamofobisë si dhe një udhëzues për të larguar keqkuptimet në lidhje me muslimanët.

Në një përpjekje për të përhapur informacion të vërtetë për Islamin, CAIR (Council on American-Islamic Relations) Këshilli për Marrëdhëdhënie Amerikane-Islame ka filluar një fushatë për të rritur të kuptuarit e Islamit përmes shpërndarjes falas të kopjeve të Kur’anit amerikanëve të besimeve të tjera, që kërkojnë një kopje.

Nihad Awad, Drejtor Kombëtar Ekzekutiv i Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR) ka thënë në një deklaratë se, ”Ka ajete specifike dhe të qarta në Kur’an që udhëzojnë muslimanët për t’iu përgjigjur në mënyrë paqësore dhe me lutje ndaj fyerjeve dhe talljeve, dhe ajetet e cituara Kur’anore bëjnë thirrje për respektimin e lirive fetare duke përfshirë:

S’ka detyrim në fe, sepse tashmë është sqaruar e vërteta nga e kota. (Kur’ani, Surja 2, Ajeti 256).

“Nuk barazohet e mira me të keqen! Të keqen ktheje me të mirë e atëherë armiku yt do të bëhet mik i ngushtë. ” Kur’ani, Surja 41: 34.

“Trego falje, urdhëro për vepra të mira dhe shmangu nga të paditurit.” (Kurani, 7: 199)

Shpërndarja e Kur’anit gjithashtu përfshinë një udhëzues që tregon ajetet relevante mbi një sërë çështjesh, të tilla si të drejtat e grave, drejtësia sociale dhe respekti për besimet e tjera.

Në të njëjtën kohë, Këshilli për Marrëdhëdhënie Amerikane-Islame (CAIR), gjithashtu, rinisi një udhëzues të quajtur Muslimanët amerikanë: Udhëzues për Gazetarët për të Kuptuar Islamin dhe Muslimanët, për të edukuar profesionistët e medias për të kuptuar Islamin, i cili ofron informacion mbi çështje që lidhen me Islamin dhe Muslimanët, dhe ofron një perspektivë Islame mbi çështjet aktuale të ditës, si Islami dhe demokracia, liria e fesë, të drejtat e grave dhe çështje ndërfetare. (mediaelire)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit