9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

SHBA do të organizojë një takim për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm

Më të lexuarat

Shtëpia e Bardhë, pas sulmeve në Kanada, Australi dhe Paris ka njoftuar se do të organizojë një takim nërkombëtar për parandalimin e ekstremizmin e dhunshëm lokal dhe ndërkombëtarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate me shkrim nga Shtëpia e Bardhë takimi do të mabhet në 18 shkurt. Në deklaratë vihet theksi i domosdoshmërisë për mbajtjen e një takimi të tillë pas ngjarjeve të Kanadasë Australise dhe atyre të fundit, Parisit.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se në takim do të diskutohet mbi parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm lokal dhe atij ndërkombëtar si dhe mundësitë e parandalimit të bashkangjitjes së mbështetësve të këtyre grupeve.

Në deklaratë thuhet se takimi do të zhvillohet në vrazhdën e takimit të 2011 ku ishte theksuar se “forcimin e partneriteteve lokale për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm”.

Në deklaratë nuk u dhanë detaje për numrin dhe emrat e shteteve të cilat do të marrin pjesë në këtë takim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit