9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

SHBA dënon sulmin ndërkufitar kundër Turqisë, “aleatit në NATO”

Më të lexuarat

“Ne dënojmë sulmin ndërkufitar kundër aleatit tonë në NATO, Turqisë. Ne shprehim ngushëllimet tona për familjet e oficerëve të policisë kombëtare turke që u vranë në Siri”, tha në një konferencë për media zëdhënësi i Departmentit të Shtetit

SHBA ka dënuar sulmin ndërkufitar në tokën turke dhe ka shprehur ngushëllime për vrasjen e dy oficerëve të policisë turke në veri të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne dënojmë sulmin ndërkufitar kundër aleatit tonë në NATO, Turqisë. Ne shprehim ngushëllimet tona për familjet e oficerëve të policisë kombëtare turke që u vranë në Siri”, tha në një konferencë për media Ned Price, zëdhënësi i Departmentit të Shtetit Amerikan.

Më tej, Price theksoi “rëndësinë e mbajtjes së armëpushimit dhe ndalimin e sulmeve ndërkufitare”.

Tre predha mortajash dje u hodhën nga një zonë e pushtuar nga YPG/PKK-ja në vende të ndryshme në rrethin Karkamış të provincës Gaziantep në juglindje të vendit. Autoritetet në Gaziantep njoftuan se asnjë viktimë nuk është regjistruar në këtë sulm.

Të dielën, dy policë të operacioneve speciale turke u vranë dhe dy të tjerë u plagosën pasi dega siriane e PKK-së kreu një sulm terrorist në veri të Sirisë.

Viktimat u regjistruan kur terroristët e YPG/PKK-së sulmuan një makinë të blinduar me një raketë në zonën e operacionit “Mburoja e Eufratit”.

“Është vendimtare për të gjitha palët që të ruajnë dhe respektojnë zonat e armëpushimit për të rritur stabilitetin në Siri dhe për të punuar drejt një zgjidhjeje politike të konfliktit”, tha Price.

Turqia ka kryer operacione kundër grupeve terroriste në Irakun verior dhe në Siri, veçanërisht kundër PKK-së dhe degës së saj siriane, YPG-së.

Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE) ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit