16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

SHBA, Demokratët iniciativë për shkarkimin e Trump-it

Më të lexuarat

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, njoftoi se zyrtarisht kanë nisur iniciativën për impiçment kundër presidentit Donald Trump.

Në një deklaratë për gazetarët pas një takimi me ligjvënësit demokratë, Pelosi tha se veprimet e Trumpit dëmtojnë sigurinë kombëtare të SHBA-së, pas raportimeve se Trump në një telefonatë në korrik ka ushtruar presion ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të hapur hetim ndaj djalit të ish-nënpresidentit Joe Biden, duke shfrytëzuar si mjet ndihmën e SHBA-së ndaj Ukrainës.

“Trump duhet të japë llogari për ato që ka bërë. Askush nuk është mbi ligjin”, tha Pelosi, duke njoftuar nisjen zyrtare të procesit për shkarkimin e presidentit Trump.

Trump është presidenti i katërt në historinë e SHBA-së ndaj të cilit niset proces impiçmenti.

– Pohimet mbi rastin “Biden” në SHBA

Ndryshe, të premten, gazeta amerikane Wall Street Journal pohoi se në një telefonatë të zhvilluar në muajin korrik me presidentin ukrainas, Trump ka kërkuar nga ky vend të hapë hetim ndaj të birit të Joe Biden, Hunter Biden.

Gazeta raportoi se Trump i ka thënë Zelenskiy-t se duhet të punojë me avokatin e tij Rudy Giuliani për të hetuar marrëveshjet afariste të Hunter Biden-it në Ukrainë.

Ndërkaq, Trump ka thënë se telefonata me Zelenskiyn ka qenë plotësisht procedurale.

“Nuk ka rëndësi se çfarë kam biseduar me Zelenskiy-n. Dikush duhet ta hetojë Biden-in”, është shprehur Trump.

Nga ana tjetër, pardje në median amerikane u pohua se Trump i kishte vendosur liderit ukrainas si kusht hetimin ndaj Biden-it dhe familjes së tij në mënyrë që SHBA të ndihmonte Ukrainën.

Trump dje tha se ka urdhëruar që të publikohet transkripta e bisedës telefonike.

Demokratët kanë reaguar ndaj presidentit amerikan dhe janë shprehur se nëse pohimet janë të sakta atëherë Trump ka kërkuar të dëmtojë rivalin e tij./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit