23.6 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

SHBA, Britania dhe Franca propozojnë projektrezolutë për Sirinë në KS të OKB-së

Më të lexuarat

Në projektrezolutën e re kërkohet të dënohen sulmet me armë kimike në Siri, kryesisht në Idlib

NEW YORK (AA) – SHBA, Britania e Madhe dhe Franca i kanë propozuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së një projektrezolutë që dënon sulmin me armë kimike të cilin në Idlib të martën e kryen pjesëtarët e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad, ku kërkohet një hetim për të gjetur përgjegjësit, raporton Anadolu Agency (AA).

Franca dhe Britania e Madhe të martën kërkuan takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kurse para takimit, projektrezoluta e përbashkët e propozuar nga SHBA, Britania dhe Franca iu është ndarë shteteve anëtare.

Nuk dihet nëse projektrezoluta në takimin e sotëm do të kalojë për në votim.

Rusia dhe Kina kanë vendosur veto ndaj një projektrezolute të ngjashme për sanksione ndaj regjimit të Asadit mbi akuzat për sulme me armë kimike, e cila i është propozuar KS i OKB-së në shkurt.

Në projektrezolutën e re kërkohet të dënohen sulmet me armë kimike në Siri, kryesisht në Idlib.

Gjithashtu, kërkohet gjetja e përgjegjësve për sulmet dhe kërkohen hetime nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) dhe Komisioni hetues i OKB-së Joint Investigative Mechanisme (JIM).

Drafti kërkon që përfaqësuesit e regjimit të Asadit të japin informacion për të gjitha fluturimet dhe operacionet ajrore të martën më 4 prill, si dhe emrat e të gjithë komandantëve dhe të lejoj qasje për hetuesit në objektet ushtarake dhe bisedë me zyrtarë ushtarakë.

Për miratimin e kësaj projektrezolute nevojiten nëntë vota “pro” nga 15 anëtarët dhe që asnjë prej pesë anëtarëve të përhershëm (SHBA, Rusia, Kina, Britania dhe Franca) të mos vendosin veton.

Rusia deri më tani ka vendosur shtatë herë veton në projektrezolutat për Sirinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit