22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Serbia vazhdon të maltretojë familjen e Nikola Sanduloviqit

Më të lexuarat

Politikani serb, Nikola Sanduloviq ka njoftuar se shteti i Serbisë, po vazhdon të maltretojë familjen e tij.

Ai në një postim në “X” ka shkruar se vajza e tij Klara, është ndaluar në aeroportin e Serbisë dhe nuk po lejohet të udhëtoj për në Londër.

“Sërish Aleksandar Vuçiq së bashku me BIA-n abuzojnë me vajzën time! Policia e mban në aeroport dhe nuk e lejon të fluturojë për në Londër! Deri kur BE dhe SHBA do ta lejojnë këtë?”, ka shkruar Sanduloviq.

Kujtojmë se ditë më parë Klara Sanduloviq ishte ndaluar edhe në kufi në Merdar, për më shumë se katër orë, pas vizitës që kishte bërë te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

E kryetari i Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq ishte arrestuar dhe rrahur nga shërbimi sekret serb, vetëm për faktin që kishte vizituar Prekazin. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit