9 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Serbia vazhdon me masat për shpopullimin e Kosovës lindore nga shqiptarët

Më të lexuarat

Serbia vazhdon me masat për shpopullimin e Kosovës lindore nga shqiptarët


Qytetarët e Kosovës lindore që jetojnë në Kosovë kanë shfaqur shqetësimin e tyre ndaj masave të Serbisë të cilat kanë për qëllim shpopullimin e Kosovës lindore nga shqiptarët. Ata kanë thënë se janë duke u përball edhe me probleme tjera- atë të mospajisjes së tyre me dokumente të Kosovës ndonëse shumë herë nga qeveritarët e Kosovës kanë marrë premtime se do ta zgjidhin këtë çështje. Duke folur për këto vështirësi, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa ka tërhequr vërejtjen se me procesin e pasivizimit që ka filluar Republika e Serbisë, përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme është duke e bërë pastrimin etnik të këtyre trevave nga popullata shqiptare. “Ne konsiderojmë që sipas disa vlerësimeve mund të jenë 3000 deri në 4000 në Medvegjë, e 2000 në Preshevë e Bujanoc. Qytetarët shqiptarë të cilët janë të targetuar në mënyrë selektive duke keqpërdorur ligjin për vendbanimet nga Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht nga stacionet në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc ka filluar procesi i pasivizimit që në vitin 2011 dhe tashmë ka marrë edhe përmasa më masive. Ajo që për ne në këtë rast është jashtëzakonisht shqetësuese është kjo qasje e Republikës së Serbisë, e cila është një qasje ksenofobe, për më tepër albanofobe ndaj shqiptarëve, ka theksuar mes tjerash gjatë intervistës për “Kosovapress” kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa. Ai ka thënë se përfaqësuesit e Kosovës Lindore kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që në dialogun Kosovë-Serbi të përfshihet çështja e banorëve të Kosovës Lindore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit