11.1 C
Pristina
Monday, May 13, 2024

Serbia ndryshon Kushtetutën, vendoset data e referendumit

Më të lexuarat

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç këtë të premte ka deklaruar se referendumi për ndryshimin e Kushtetutës në fushën e drejtësisë duhet të mbahet më 16 janar.

Daçiç ndër të tjera është shprehur se deri atëherë duhet të miratohen amendamentet, duke thënë se teksti duhet të prezantohet në seancën parlamentare më 30 nëntor.

“Duhej të ishte më 29 nëntor, por doja ta shmangja atë datë”, ka thënë ai për mediat vendase.

Kryeparlamentari serb ka kujtuar një gjë kur është fjala për referendumin, duke thënë se për ndryshimin e Kushtetutës, pra për suksesin e referendumit, nuk nevojiten më 50 për qind e votuesve të regjistruar dhe se, siç shtoi ai, ishte nënshkruar në vitin 2006.

Ndryshe, Daçiç nuk ka dhënë më shumë detaje se për çfarë ndryshime bëhet fjalë. /abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit