10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Serbi: refuzohet propozimi për sanksione ndaj Rusisë

Më të lexuarat

Propozuesi: Do kishim përfitime për Kosovën!

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme në parlamentin serb, pas disa orë diskutimesh, nuk e miratuan propozimin për rezolutë për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, të cilin e kishte propozuar kryetari i atij komisioni, Borko Stefanoviç, transmeton Tanjug.

Anëtarët e Komisionit nuk i pranuan propozimet lidhur me përdorimin e sanksioneve në politikën e jashtme të Serbisë.

Për Propozimin për një rezolutë për harmonizimin e politikës së jashtme të Serbisë me politikën e jashtme të BE-së në formën e masave kufizuese ndaj Rusisë, të paraqitur nga përfaqësuesi i Partisë për Liri dhe Drejtësi Borko Stefanoviç.

Stefanoviç tha se sanksionet ndaj Rusisë janë të nevojshme sepse, siç pretendon ai, interesi jetik dhe kombëtar i Serbisë kërcënohet nga fakti se ekziston rreziku real që të vazhdojë stopimi në investime dhe të kërcënohen vendet e punës dhe GDP.

Stefanoviç është i sigurt se Serbia do të kishte marrë “të paktën një plan pjesërisht më të mirë evropian për zgjidhjen e çështjes së Kosovës” nëse do të kishte vendosur sanksione kundër Rusisë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit