15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Serbët vendosin sërish barrikada në veri, bllokohen disa rrugë

Më të lexuarat

Gjashtë zyrtarë policorë kanë marrë lëndime trupore, dhe dhjetëra persona kërkuan ndihmë mjekësore pas tensionimit të situatës që ndodhi në veri të Mitrovicës, gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës.

Policia ka njoftuar se aksioni është zhvilluar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut, ku deri më tani janë arrestuar tetë persona, shkruan Telegrafi.null

Qysh në mëngjes serbët lokalë pas dëgjimit të sirenave emergjence në veri, janë grumbulluar në rrugët e kësaj komune.

Gaz lotsjellës është hedhur në drejtim të qytetarëve, për t’i shpërndarë ata pasi ishin mbledhur dhe nisur në drejtim të policisë. Është parë se qytetaret kanë hedhur gjësende të forta në drejtim të zyrtarëve policorë. Ndërkohë, në afërsi të “Lagjes së Boshnjakëve” janë vendosur kamionët në njërën nga rrugët kryesore që lidhin pjesën jugore me atë veriore të qytetit.

Rrugët vazhdojnë të jenë ende të bllokuara. Gjithashtu është raportuar se është bllokuar edhe rruga magjistrale Prishtinë-Rashkë nga ana e banorëve lokalë në shenjë kundërshtimi për aksionin e Policisë së Kosovës kundër kontrabandës.

Sipas raportimeve rreth 200 qytetarë u mblodhën në këtë lokacion dhe aty u vendosën disa kamionë në rrugë në shenjë proteste. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit