4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Serbët nga veriu i Kosovës kanë caktuar protestë – ata janë “të pakënaqur me politikën e Vuçiqit dhe të revoltuar me Listën Serbe”

Më të lexuarat

Më 9 janar, në pjesën veriore të Mitrovicës, është paraparë një “protestë e serbëve të pakënaqur me politikën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq – të cilët janë të revoltuar edhe me Listën Serbe”.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, protesta është caktuar për në orën 12:01 te monumenti i Car Llazarit në qendër të pjesës veriore të Mitrovicës.

Ndërsa i pyetur se kush është organizatori i protestës, Ivan Miletiq ka thënë: “të pakënaqurit nga veriu i Kosovës”.

Ai thotë se qytetarët e panë me heqjen e barrikadave se në cilin drejtim po shkon situata dhe se janë pajtuar që nuk do të pranojnë “as lojërat e Kurtit e as të Vuçiqit”.

“Më herët kemi tentuar të organizojmë disa protesta për të mirën e qytetarëve, por nuk ka pasur sukses sepse njerëzit janë ftuar në momentin e fundit që të mos vijnë sepse protestat nuk kanë mbështetjen e pushtetit. Por shpresojmë që populli të çlirohet pas kësaj situate të fundit në të cilën jemi të gjithë të manipuluar”, thotë Miletiq.

Ai saktëson se në Listën Serbe, siç beson ai, ka një numër të madh të njerëzve që nuk mund të ndryshojnë asgjë, por janë pjesë e kësaj partie. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit