14.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Serbët mbrëm “shpallën” Asociacionin e Komunave serbe në Jarinje

Më të lexuarat

Banorët serbë në veri të Mitrovicës gjatë natës së mbrëmshme vazhduan të protestojnë, duke mbajtur të bllokuara rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë e Bërnjak. Krejt kjo, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar më qarkullimin me vetura me targa të Serbisë, njësoj siç vepron Serbia me targat RKS.

Serbët në afërsi të kufirit kanë ngritur tenda për të kaluar natën në afërsi të pikave kufitare. Ata kanë vendosur një baner të madh ku thuhet “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”, ka raportuar portali serb “Kosovo Online”.

AKS, i paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2012 nuk është themeluar, pasi Kushtetuesja ka gjetur se shumë nga pikat e tij bien ndesh me Kushtetutën.

Serbia, e sheh si të rëndësishme themelimin e këtij asociacioni dhe kërkon që të ketë kompetenca ekzekutive. Për këtë foli sot edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit