6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Serbët e veriut në kujdestari, për “shkak të patrullimeve” të ROSU-së!

Më të lexuarat

Përfaqësuesit e të ashtuquajturave shtabe të krizave të katër komunave në veri të Kosovës, kanë shtuar kujdestaritë “në lokacionet me rrezik potencial”, për shkak të – siç thuhet – “lëvizjeve dhe pranisë intensive të ROSU-së”.

Kryetari ilegal i Leposaviqit, Dragisa Vasic, i cili është edhe komandant i “shtabit lokal të krizës”, ka thënë se “ditëve të fundit janë vërejtur lëvizjet e njësiteve speciale ROSU, gjë që shton brengat e banorëve”.

“Ata me automjete patrullojnë në rrugët magjistrale, gjë të cilën serbët e shohin si provokim dhe një mundësi për sulm të kësaj njësie intervenuese, e cila në korrik 2011 tentoi ta merrte veriun”, ka thënë Vasic, raporton Beta.

Ai ka shtuar se “serbët për asnjë çmim nuk do ta pranojnë integrimin në sistemin qeverisës të Kosovës”.

Sipas tij, “përpjekje e integrimit të dhunshëm nënkuptojnë përmasa të gjera me pasoja të paparashikueshme”.

“Në këtë rast, askush nuk mund ta kontrolloj popullin”, ka shtuar Vasici. “Megjithatë, besoj se forcat ndërkombëtare të sigurisë, mbi të gjitha KFOR-i, duke respektuar mandatet që u janë besuar në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nuk do të jetë në anën e institucioneve të Kosovës, siç ishte në vitin 2004”. /kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit