9.5 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Sekreti i ngadhënjimit

Më të lexuarat

Ditët që lamë pas shënuan kujtimin për lindjen e Muhamedit paqja dhe bekimi qoftë mbi të, njeriut më me influencë gjatë tërë historisë. Asnjë segment i jetës së tij nuk mbeti misterioz dhe i panjohur, por përkundër të tjerëve, ai i ofroi njerëzimit një libër të hapur të jetës së tij ku të gjithë mund të jenë lexues dhe përfitues. Morali dhe jeta e tij sfiduan bashkëkohësit e tij dhe ata që erdhën pas, që të sjellin ndonjë provë e cila do ta njolloste personalitetin e tij të pastër dhe misionin e tij të shenjtë. Edhe këtë vit e pritëm këtë datë madhështore, dhe sikur më herët sfida mbeti e hapur, e që fatkeqësisht disa nga pamundësia dhe zilia e madhe për ta realizuar ëndrrën e kamotshme të gjyshërve të tyre, deshën që bile disi t’i qetësojnë eshtrat e tyre përmes disa karikaturave të ulëta të cilat nuk reflektojnë assesi inteligjencën e atyre të cilët i krijuan. Ata të cilët me këmbëngulje insistojnë ta njollosin atë, nuk e bëjnë nga zilia që kanë për shkak se ai la pas vetes pasuri, apo ndonjë formulë të caktuar e cila do t’i mundësonte përjetësisht pasuesve të tij të jenë të parët në të gjitha mejdanet e kësaj bote. Ndodh që të jetë e kundërta, sikur jemi dëshmitarë sot, që të tjerët të jenë të avancuar në sferat e ndryshme të kësaj bote materiale, por ajo e cila mbjell zili në zemrat e tyre dhe i shtyn vazhdimisht të jenë armiq të tij është çelësi i zemrave, dhëmbët e të cilit u gdhendën me mësimet e tij. Ata të cilët e prezantuan përmes atyre karikaturave të shëmtuara, deshën që ashtu të duket, por magjia e goditi vet magjistarin, ku mu ato karikatura u bënë shkak që të tjerët të hyjnë në fenë e tij.

 

Të gjitha anketat dëshmojnë se feja që më së tepërmi pranohet anekënd botës e në veçanti në perëndim është feja islame. Kështu që, sa më tepër mundohen ta njollosin atë, pastërtia e tij ngadhënjen gjithnjë mbi ta dhe kjo bënë që dikush të pastrohet e dikujt t’i shtohet mllefi dhe zilia edhe më. Ata që e pranojnë këtë fe dhe refuzojnë ta njohin të dërguarin përmes atyre karikaturave assesi nuk e bëjnë këtë për shkak të frikës së eksplodimeve që ndodhin kohë pas kohe, e as pse dikush i ka joshur me diç materiale, madje ata vet ikin nga kjo. Deklaratat e tyre dëshmojnë të kundërtën ku ata shprehen botërisht se ajo që i bënë ta duan këtë të Dërguar është mirësjellja, paqja dhe siguria që ua ofrojnë mësimet e tij hyjnore. Nga kjo që e thash nuk kam për qëllim që ne muslimanët mos të angazhohemi e të jemi të parët në të gjitha sferat, por ajo që kam për qëllim është të marrim mësim nga të gjitha këto beteja shekullore të zhvilluara mes Muhamedit salallahu alejhi ue selem dhe armiqve të tij, e të cilat qartazi e zbulojnë sekretin e këtij ngadhënjimi, i cili assesi nuk fshihet aty ku mendojnë shumica dhe insistojnë të garojnë me të tjerët aty, por fshihet në pasimin e tij dhe ngjalljen e moralit dhe virtyteve të tija të larta.

 

Andaj ne muslimanët, do të jemi të pamposhtur dhe do të ngadhënjejmë vazhdimisht dhe në anën tjetër do të kemi me çka të konkurrojmë në arenën ndërkombëtare vetëm atëherë kur mësimi i Teuhidit (besimit të patër) dhe njohja e thuktë e traditës që e la pas ky i Dërguar i fundit do të jenë gjërat primare në agjendën e angazhimeve dhe mësimeve tona. Kur e them këtë nuk dua që të kuptohet se do të shuhet armiqësia dhe do të flaken karikaturat, por ajo që dua të kuptohet është, se nëse ne inspirohemi nga jeta e të Dërguarit për t’u ballafaquar me sfidat atëherë do të ngadhënjejnë vlerat tona ndaj të atyre dhe të mençurit e tyre do të kenë mundësinë prej kujt të dëgjojnë.

 

Hoxhë Enis Rama

Viti 2008, Revista AlbIslam.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit