10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Sekrete gjinekologjike qe duhet t’i dini!

Më të lexuarat

Femrat shumë shpesh kanë prirje për panik për asnjë arsye, sidomos kur bëhet fjalë për problemet rreth vendeve intime. Prandaj do t’ju zbulojmë disa sekrete gjinekologjike që duhet t’i dijë çdo femër…

Te shumë femra, pilulat për kontroll të shtatzënisë e zvogëlojnë dëshirën për marrëdhënie intime – Pilulat për kontrollim të shtatzënisë mund ta zvogëlojnë dëshirën për marrëdhënie intime. Sipas ekspertëve, tek shumica e femrave, pilulat për kontroll të shtatzënisë shkaktojnë rënie të libidos. Kjo nuk vlen vetëm për femrat që janë në periudhën produktive. Edhe femrat në menopauzë, të cilat marrin pilula të tilla për ti kontrolluar simptomet e ndryshme si ndryshim i disponimit, mund të ndjejnë zvogëlim të dëshirës për marrëdhënie intime.
Kokëdhembjet e shkaktuara nga migrena mund ta rrisin dëshirën për marrëdhënie intime – Sigurisht që gjëja e fundit që ju bie në mendje kur keni kokëdhembje është që të kryeni marrëdhënie intime. Por, mos jeni të befasuar kur të ndjeni dëshirë më të madhe për të qenë intime me partnerin tuaj gjatë periudhës prej 24 orëve para se të filloj të ju mundojë migrena. Këtë paraqitje ekspertët rënd mund ta shpjegojnë. Sipas tyre kjo ndodh për shkak të rritjes së nivelit të serotinës, për të cilën mendojnë se ka lidhje në oreksin seksual.
Orgazma mund t’i eliminojë kokëdhembjet dhe shtrëngimet menstruale – Hulumtimet e fundit tregojnë se tek 20% e femrave që kanë migrenë, pasi të arrijnë orgazëm, dhembja ju zvogëlohet. Kjo nuk është hera e parë që orgazma të ketë lidhje me dhembjen. Shumë femra argumentojnë se orgazma ju ndihmon në zvogëlimin ose eleminimin e dhimbjeve menstruale.

Është më lehtë të merrni sëmundje seksualisht të transmetuara (STD), nëse keni marrëdhënie intime derisa keni menstruacione – Me të vërtetë, periudha deri sa keni menstruacione është koha kur shanset për të mbetur shtatzënë janë më të vogla. Por, ajo është periudha kur ju jeni më të ekspozuar në sëmundje seksualisht të transmetuara (STD) dhe infeksione. Kjo është ashtu sepse atëherë ndryshohet aciditeti i vaginës dhe është më lehtë që bakteriet të shpërndahen. Aciditeti i vaginës nuk është “ambient” i mirë për bakteriet, por gjakderdhja menstruale është alkalike dhe prandaj menstruacioni shkakton kushte për zhvillim të bakterieve.
Veshja e të brendshmeve të pambukut dhe ndryshimi i pluhurit për larje e zvogëlon rrezikun për vaginitis – Vaginitis është iritimi i vagjinës. Shkakton sekret më të madh vaginal, djegie dhe kruarje. Nëse mbani të brendshme nga pambuku dhe e ndryshoni pluhurin për pastrim, do ta zvogëloni rrezikun nga paraqitja e këtij problemi jo të këndshëm. Gjithashtu mos përdorni produkte intime të parfumosura.

Seksi oral e rrit rrezikun nga paraqitja e sërishme e infeksionit cungal – Hulumtimi i bërë në Michigan, SHBA, në të cilin kishin marrë pjesë 200 meshkuj dhe femra, tregoi se tek femrat të cilat preferojnë seks oral, shumë më shpesh përsëriten infeksionet fungale. Kjo nuk do të thotë se seksi oral është problem për të gjithë. Por, femrat që shpesh vuajnë nga ky problem, duhet ta marrin në konsideratë këtë fakt. /ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit