9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Sami Yusuf në Medresenë e Tiranës: Fëmijën tim do ta sillja këtu

Më të lexuarat

Artisti i talentuar britanik i cili ka ardhur në Shqipëri për të marrë pjesë në programin “Profeti Muhamed a.s, – Krenaria e Njerëzimit”, zhvilloi një vizitë në Medresenë e Tiranës, ku u takua me drejtuesit e saj.

Pasi fali namazin e xhumasë në xhaminë historike “Et’hem Beu” destinacioni i tij i radhës ishte  Medreseja e Tiranës, ku u njoh më këtë shkollë me nivelin e saj të lartë të mësimdhënies si dhe me nxënësit.

Më pas Yusuf  ndoqi programin artistik që nxënësit e kësaj shkolle organizuan posaqerisht për të.  Programi përmbante lexim Kurani, vjersha, ilahi të tjera dhe këngë të vetë Sami Yusufit, i cili mbeti shumë i kënaqur që po dëgjonte këngët e tij të kënduara nga nxënëset e medresesë.

Në fund të programit fjala iu dha Sami Yusufit, i cili shprehu falenderimet e tij më të përzemërta për organizimin e bërë dhe për mikpritjen e ngrohtë. Ai tha që ishte shumë i emocionuar prej gjithçkaje që pa në këtë shkollë. “Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Fondacion Sema, stafi akademik, nxënësit kanë bërë një punë të mrekullueshme”, tha ai, duke i sugjeruar nxënësve që të vazhdonin në këtë rrugë.“Ju jeni ata që do të formojnë të ardhmen”, theksoi Yusuf.

Gjithashtu ai shtoi që kur të ketë një fëmijë, padyshim që do të dëshironte ta sillte të studionte pikërisht në këtë medrese. Në fund e mbylli fjalën e tij duke thënë: “Duatë (lutjet) e mia janë gjithmonë me ju dhe jam shumë krenar për ju”.

Programi përfundoi me një ilahi të kënduar nga Sami Yusufi i shoqëruar gjithashtu nga nxënësit që ndodheshin në sallë. Drejtori i shkollës i  dhuroi  z. Yusuf një tabllo në të cilën ishte gdhendur Xhamia histrike e Et’hem Beut.

Pas shumë buzëqeshjes, autografesh, fotografish e ndjenjave të përzemërta, Sami Yusuf u largua nga Medreseja e Tiranës shumë i kënaqur.

Më parë gjatë ditës ai zhvilloi edhe një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe në Universitetin Hëna e Plotë – BEDËR. /mesazhi/kohaislame


Sami Yusuf vizite ne KMSH

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit