11.9 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Salloni i Kuranit

Më të lexuarat

Nga: ardhmeriaonline

Salloni i Kuranit

Thuhet se miku më i mirë në kohëra mbetet libri. Po sikur ky libër të ishte libri i Zotit të lartësuar?
Secili prej jush, është i ftuar që në shtëpinë e tij, të krijojë atë që quhet salloni i Kuranit. Ideja është e tillë: Një herë në javë, ditën e xhuma, e gjithë familja të mblidhet në sallon për të lexuar Kuran, memorizuar atë, komentuar, diskutuar rreth sureve dhe ngjarjeve etj… Këshillohet që për më të zellshmit e javës, të caktohet një shpërblim. Nëse duam që Zoti ti bekojë shtëpitë tona dhe ti mbushë me bereqetin e prezencës së melekëve, le të mos ngurrojmë për një vepër të tillë.
Transmetohet se Enes ibnu Malik, sa herë që e përfundonte së lexuari Kuranin, mblidhte familjen dhe fëmijët dhe lutej për ta. Vetë i dërguari i Zotit a.s na ka nxitur që të bëhemi pjesë e familjes së Kuranit. Thotë Profeti a.s:”Zoti i lartësuar ka familjarë prej njerëzve.” Dikush, i çuditur e pyeti:”E kush janë këta o i dërguar i Allahut?!” Profeti a.s u përgjigj:”Janë familjarët e Kuranit (ata që janë të lidhur me Kuranin). Ata janë njerëzit më të dashur dhe më të afërt me Zotin.”
Transmeton hazreti Othmani, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut a.s ka thënë:”Më i miri prej jush, është ai që lexon Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.”
Ne u ftojmë që nga e premtja e ardhshme, ta zbatoni në familje këtë ide. Nëse është e pamundur që të mblidhet e  gjithë familja, të paktën le ta bëjnë dy anëtarë të familjes, ose edhe një i vetëm. Le ta kërkojnë mirësinë e Zotit tek Kurani, pasi Ai jep bereqet të madh edhe për vepra të vogla.
Do të ishte mirë, që me raste të veçanta të sillnit në shtëpi edhe ndonjë mësues dhe lexues të mirë të Kuranit, ku e gjithë familja të ulej rreth tij dhe të gjithë të dëgjonin dhe lexonin me të Librin e Zotit. Dritë mbi dritë. A ka ndonjë prej jush që është i gatshëm për ta zbatuar këtë ide? Sa prej jush e kanë zbatuar gjer tani? Na shkruani!
 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit