10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Safari me 61 për qind të tregut të shfletuesve për mobil

Më të lexuarat

Shfletuesi për iOS i Apple, Safari, ka marrë 61.79 për qind të tërë trafikut mobil të uebit të vëzhguar nga Net Applications gjatë muajit që lamë pas.

Kjo paraqet një ngritje prej rreth 5 për qind, nga 55.41 sa ishte në muajin shkurt.

Safari kryeson, i ndjekur nga pas nga shfletuesi i nënkuptuar në Android në vendin e dytë me 21.86 për qind dhe Opera Mini në vendin e tretë me 8.4 për qind.

Safari pothuajse mbeti me të njëjtën përqindje në krahasim me marsin e vitit të kaluar, kur ishte 60.5 për qind, ndërsa shfletuesit për Android, Internet Explorer dhe Google Chrome kanë shënuar ngritje.

Sa i përket versioneve të posaçme të shfletuesve, versioni 6.0 i Safarit zuri vendin e parë me 38.5 për qind, i ndjekur nga pas nga versioni 4.0 i shfletuesit të Android që kishte 21.5 për qind.

Për desktop, Internet Explorer 10 pësoi një rënie, duke arritur 2.9 për qind, që paraqet një ngritje, në krahasim me pjesën prej 1.6 për qind gjatë shkurtit, 1.3 për qind në janar dhe më pak se 1 për qind gjatë muajit dhjetor. Versioni më i fundit i IE ishte gjetur vetëm për Windows 8. Por Microsoft ka lëshuar në fund të muajit shkurt versionin 10 të IE-së për Windows 7. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit