22.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Rusia: Synojmë të përdorim valutat kombëtare me Turqinë

Më të lexuarat

Vladimir Putin ka folur vazhdimisht për një mundësi të tillë, tha zëdhënësi i Kremlimit, Dimitry Peskov

 

MOSKË (AA) – Moska synon përdorimin e valutave kombëtare në tregtinë me Turqinë, në vend të dollarit apo euros, tha zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov, raporton Anadolu Agency (AA).

Çështja e përdorimit të valutave kombëtare në tregtinë dypalëshe është diskutuar shumë herë në bisedimet midis Rusisë dhe Turqisë, tha Peskov në Moskë duke folur në lidhje me deklaratat e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan rreth përdorimit të valutave kombëtare në tregtinë ndërkombëtare.

“Përdorimi i valutave kombëtare në transaksionet e tregtisë së ndërsjellë është një temë që është ngritur nga pala ruse në nivele të ndryshme, duke përfshirë edhe nivelet më të larta, për një kohë të gjatë”, shpjegoi ai.

“Presidenti Putin ka folur vazhdimisht për një mundësi të tillë dhe, për më tepër, për një përshtatshmëri të tillë. Natyrisht, kjo është subjekt i një studimi të përpiktë, llogaritjeve të përpikta, por kjo është ajo që kërkojmë në marrëdhëniet bilaterale tregtare dhe ekonomike dhe që është diskutuar në mënyrë të vazhdueshme në bisedimet dypalëshe ruso-turke”, shtoi Peskov.

Të shtunën, presidenti turk Erdoğan njoftoi planet e Ankarasë për transaksionet me partnerët e saj më të mëdhenj tregtarë për të kaluar në përdorimin e valutave kombëtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit