10.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Rusi-Inflacioni arrin nivelin më të lartë të 16 viteve të fundit

Më të lexuarat

Rritja me shpejtësi e çmimeve, ka arritur nivelin me të lartë të 16 viteve të fundit në Rusi.
 
Rusia, përjeton një inflacion të paparë që nga viti 2002 e këndej. 
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Rusisë, rritja e çmimeve në muajin janar u realizua në nivelin 4% ndërsa në shkurt në 2%. 
 
Rritja më e madhe u regjistrua në sektorin e ushqimit, për shkak të ndalimit të importit nga vendet perëndimore. 
Shumëllojshmëria nëpër markete është reduktuar ndërsa çmimet janë tepër të larta. 
 
Muzikanti Aleksi Vikrev dhe vajza e tij Natalya, dalin kundër mbështetjes që vendi i jep përpjekjes kundër Ukrainës, dhe bëjnë të ditur që kjo bëhet shkak për “shpërthimin” e çmimeve. 
 
Bashkëshortja avokate e Aleksit, bën të ditur se në rrjetet sociale po përjetojnë debatime të shumta dhe miqtë e tyre që admirojnë Putinin, u kanë kthyer shpinën për shkak të mendimeve të tyre politike. 
 
Shtresa e mesme e Rusisë, për shkak të arsyeve ekonomike dhe politike, mendojnë të krijojnë të ardhmen e tyre në vende të tjera. 
 
Edhe familja Vikrev planifikon të transferohet në Norvegji. kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit